Demush Kastrati, psikolog me profesion, së bashku me vëllanë kane zgjedhur të investojnë në agroturizëm duke ngritur një bujtinë tek ish-Pazari i Vjetër. Dikur ky vend ishte një nga pikat më të rëndësishme të jetës së qytetit, i lidhur ngushtë me zhvillimin dhe historinë. LEXO edhe...Mungesa e reshjeve/ Thahet liqeni i Vërmicës, shndërrohet në livadh për bagëtitë (VIDEO) “Këtu ka qenë vendi ku është zhvilluar e gjithë jeta dhe tregtia e asaj kohe. Kur e kemi blerë me vëllain kemi thënë që të bëjmë diçka që të ruaj indentiten e vet”, tregon Demush Kastrati. Brenda bujtinës është ngritur edhe një mini-muze me objekte të vjetra, të mbledhura ndër vite, që dëshmojnë për jetën dhe traditat e hasianeve. “Në çdo fshat të Hasit kam marrë gurë karakteristikë të kullave, që secili prej tyre të ketë një histori në bujtinë”, thotë ai. Demush Kastrati tregon se projekti nuk përfn këtu. Një tjetër synim është restaurimi i hotelit të parë të Hasit, i ndërtuar në vitet ’60. "Këtu ka qenë hoteli parë dhe janë 9 dhoma që ne po i restuarojmë për çdo turist që zgjedh të vijë këtu”, shprehet ai. Për familjen Kastrati, ruajtja e gjurmëve të së kaluarës është një mënyrë për t’ua përcjellë historinë brezave të rinj dhe për t’u ofruar turistëve një arsye më shumë për të vizituar Hasin. Xh.K/ReportTv.al Has Demush Kastrati Kukes agroturizem krume Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.3% Shoqëria 25.2% Social media 16.5% Vota total: 2184 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
