Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Territorialja’/ Banorët e Divjakës për të 18-ën mbrëmje në protestë, kundërshtojnë shkrirjen me bashkinë e Lushnjës (VIDEO)


Banorët e Divjakës kanë dalë për të 18-ën ditë në shesh për të protestuar kundër propozimit të PS për hartën e re territoriale, që parashikon shkrirjen e bashkisë Divjakë me Lushnjën. Protestuesit kanë kërkuar që Divjaka të vijojë të qëndrojë bashki dhe të ruajë identitetin e saj, pasi në të kundërt sipas tyre, ata do të hasin vështirësi në marrjen e shërbimeve. LEXO edhe...Bjorn Runa: ‘Fashistët’

Banorët e Divjakës kanë dalë për të 18-ën ditë në shesh për të protestuar kundër propozimit të PS për hartën e re territoriale, që parashikon shkrirjen e bashkisë Divjakë me Lushnjën. Protestuesit kanë kërkuar që Divjaka të vijojë të qëndrojë bashki dhe të ruajë identitetin e saj, pasi në të kundërt sipas tyre, ata do të hasin vështirësi në marrjen e shërbimeve. LEXO edhe...Bjorn Runa: ‘Fashistët’ që protesta i zbuloi vetëm pasi u kthyen kundër saj Megjithëse sipas tyre ka tentativa për ta shuar protestën, protestuesit premtuan se nuk do të ndalen derisa të plotësohet kërkesa e tyre: ‘Divjaka bashki’. Mbrëmjen e së hënës, protestuesit i kanë bërë thirrje edhe kryetarit të bashkisë dhe administratës që të mbështesin protestën, pasi sipas tyre, ata kanë marrë votat e qytetarëve për t'ju shërbyer. Pas mbylljes së fjalimeve, protestuesit vijuan ritualin e përnatshëm të marshimit në rrugët e qytetit, ku kanë ftuar edhe qytetarë të tjerë që t’i bashkohen lëvizjes së tyre. R.Xh/E.H/ReportTv.al reforma territoriale proteste Fier lushnje divjakë Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.7% Shoqëria 24.3% Social media 17% Vota total: 2561 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?