Lajme Zone
PolitikëReport TV

‘Territorialja’/ Banorët e Divjakës 23 ditë në protestë, kundërshtojnë bashkimin me Lushnjën: Të dëgjohet zëri i qytetarëve! (VIDEO)


Banorët e Divjakës kanë pretenduar se me shkrirjen e bashkisë së tyre me Lushnjën, ata do e kenë shumë të vështirë marrjen e shërbimeve.

23 ditë që vazhdon protesta e qytetarëve të Divjakës kundra projektit të PS për reformën administrative territoriale. Banorët e Divjakës kanë vijuar edhe sot, për të 23-tën ditë me radhë protestën për të kundërshtuar propozimin e PS për hartën e re territoriale, ku parashikohet shkrirja e bashkisë Divjakë me Lushnjën. LEXO edhe...Fatos Çoçoli: Do rindizet protesta në shtator? Ndonëse me kalimin e ditëve numri i pjesëmarrësve vjen në rënie, protestuesit premtojnë se do e vijojnë qëndresën derisa kauza e tyre që Divjaka të mbetet bashki të fitojë. Gjatë fjalimeve të tyre, disa nga protestuesit kanë kërkuar nga qeveria ta heqë Divjakën nga projekti "Mazniku" për territorialen. Ndërkohë ata kërkojnë edhe nga administrata e bashkisë dhe deputetët që i përfaqësojnë që të dalin në shesh dhe t’i bashkohen protestave. Për protestuesit, nëse bashkia Divjakë do të shkrihet, do të humbasë identiteti i zonës. Ata theksojnë se në rast shkrirje të bashkisë, do të kenë vështirësi në marrjen e shërbimeve. “Divjaka ka natyrën, pyjet, lagunën dhe bukurinë që nuk e gjen kudo. Ajo është pasuria jonë dhe duhet ta mbrojmë në menyrë të drejtë e paqësore. Ne nuk kërkojmë asgjë të pamundur, kërkojmë vetëm që zëri i banorëve të dëgjohet. Divjaka është pasuri e të gjithëve. Prandaj sot flasim, sepse nëse heshtim për atë që duam, nesër mund të jetë vonë”, tha një prej protestuesve. Në përfundim të fjalimeve, protestuesit vijuan me ritualin e përnatshëm të marshimit në rrugët e qytetit, duke iu bërë thirrje edhe banorëve të tjerë që t’u bashkohen. R.Xh/E.H/ReportTv.al arbjan mazniku PS reforma territoriale divjakë lushnje Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.5% Shoqëria 26.7% Social media 15.8% Vota total: 6465 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?