Endri Haxhiu me Bekim Bulicën Rregullorja e qeverisë vendos kushte të qarta për ndarjen e stacioneve të plazhit në Ksamil, por “TORTUGA BAY”, kompania e Kade Bulicës, nënës së Bekim Bulicës, përfitoi hapësirën e përdorur nga “Principotes”. Përballë shkeljes del Ministria e drejtuar nga Blendi Gonxhe, ndërsa historia rëndohet nga lidhja e Bulicës me Endri Haxhiun, bashkëpunëtorin e vjetër të ministrit dhe sot drejtues i IKTK-së. Vrasja e turistit 20-vjeçar te “Principotes” ka hapur një tjetër histori të fortë në Ksamil. Përtej hetimit të krimit, dokumentet të çojnë tek institucionet shtetërore dhe te një pyetje shumë konkrete: si e mori “Principotes” hapësirën e plazhit në një zonë ku rregullorja e qeverisë vendos kushte të posaçme për dhënien e stacioneve private?
Subjekti pas aktivitetit është “TORTUGA BAY”, i themeluar më 19 janar 2022 dhe me adresë në Ksamil. Në dokumentet e regjistrit tregtar, Kade Bulica figuron administratore dhe pronare e 100% të shoqërisë. Objekti i aktivitetit përfshin bar-kafe, restorant, hotel, mirëmbajtje plazhi, club dhe parking. Kade Bulica është nëna e Bekim Bulicës, i cili sot është në kërkim.
Dhe pikërisht kjo kompani ka përfituar stacionin e plazhit të përdorur nga “Principotes”. Këtu nis problemi për Ministrinë e Turizmit dhe ministrin Blendi Gonxhe.
Rregullorja për menaxhimin e stacioneve të plazhit nuk e lë të lirë administratën të ndajë bregdetin e Ksamilit sipas dëshirës. Në materialin e rregullores, neni 7 e lidh përfitimin e stacionit në zonën Ksamil-Sarandë me një strukturë akomoduese të kategorizuar, ndërsa neni 9 vendos raportin mes kapacitetit të strukturës dhe numrit të çadrave, me formulën 1 dhomë me 2 çadra.
Kjo do të thotë se një bar apo restorant, vetëm si i tillë, nuk mjafton për të marrë plazh në Ksamil. Pra, hapësira jepet vetëm për hotelet, në përpjesëtimin 2 çadra për dhomë.
Por edhe pse nuk hyn te kjo kategori, kompania e Kade Bulicës (emri i saj figuron vetëm në letër sepse pronar është Bekim Bulica) e mori.
Kjo është pika ku Ministria e Gonxhes duhet të nxjerrë dosjen e “TORTUGA BAY”: me cilin hotel të kategorizuar u mor plazhi, sa dhoma kishte ky hotel dhe sa çadra iu miratuan “Principotes” mbi bazën e këtij kapaciteti?
Sepse nëse qeveria ka vendosur rregullin “hotel i kategorizuar” dhe raportin “1 dhomë–2 çadra”, atëherë këto dy të dhëna mjaftojnë për të kuptuar nëse “Principotes” e mori plazhin sipas rregullores apo sipas lidhjeve miqësore, kriminale apo nepotike. Foto-bomba/ Endri Haxhiu, krahu i djathtë i ministrit të Turizmit Blendi Gonxhe, në tavolinë me Bekim Bulicën e “Principotes” ku u vra turisti portugez
19 Gusht, 11:49 Dhe sipas asaj që ka faktuar Pamfleti deri më sot, fijet shkojnë më thellë, pasi në skenë del Endri Haxhiu.
Në fotografinë e publikuar pak ditë më parë nga Pamfleti, Haxhiu shfaqet në një ambient shoqëror me Bekim Bulicën, pronarin e “Principotes”. Haxhiu nuk është një zyrtar dosido në administratën e Gonxhes.
Lidhja e tij profesionale me ministrin është e vjetër. Kur Gonxhe drejtonte DPSHTRR-në, Haxhiu ishte pjesë e kupolës drejtuese të institucionit. Dokumentet zyrtare të DPSHTRR-së e identifikojnë atë si zëvendësdrejtor të përgjithshëm, ndërsa më pas ai mori vetë drejtimin e DPSHTRR-së. Në tetor 2025, institucioni e prezantonte zyrtarisht Haxhiun si drejtor.
Pas transportit rrugor, Haxhiu u zhvendos në një tjetër institucion të rëndësishëm: Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Sot dokumentet zyrtare të IKTK-së mbajnë firmën e tij si Drejtor i Përgjithshëm.
Pra, Gonxhe dhe Haxhiu nuk janë dy zyrtarë që janë kryqëzuar rastësisht në administratë. Haxhiu ka qenë zëvendësdrejtues në DPSHTRR gjatë drejtimit të Gonxhes, më pas drejtoi vetë këtë institucion dhe sot ndodhet në krye të IKTK-së, në fushën ministrore që drejton Gonxhe.
Dhe pikërisht ky zyrtar shfaqet në shoqëri me Bekim Bulicën. Këtu fotografia merr një peshë krejt tjetër.
Sepse nga njëra anë kemi Kade Bulicën, nënën e Bekim Bulicës, pronare me 100% të “TORTUGA BAY”. Nga ana tjetër kemi kompaninë e saj që ka përfituar hapësirën e plazhit për “Principotes”. Dhe përballë kemi Endri Haxhiun, një nga bashkëpunëtorët më jetëgjatë administrativë të Blendi Gonxhes, të fotografuar në shoqëri me djalin e pronares së kompanisë. Vrasja në Ksamil, tregoi se shteti, qeveria, policia, drejtësia dhe krimi janë bashkë në punë të zeza
22 Gusht, 13:09 Sipas legjislacionit shqiptar dhe Rregullores së re për Menaxhimin e Stacioneve të Plazhit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (bashkë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit) mban përgjegjësinë kryesore për hartimin e politikave, kritereve teknike dhe kontrollin e zbatimit të ligjit, ndërsa bashkitë e vetëqeverisjes vendore hartojnë mapimet konkrete në terren konform këtyre rregullave. Pra Ministria e Gonxhes ka për detyrë të monitorojë se si janë ndarë hapësirat publike. A e ka verifikuar kjo ministri që Principotes ka marrë plazh në shkelje të ligjit, apo ka mbyllur sytë? Me pak fjalë, miqësia e Bekim Bulicës me Endri Haxhiun ka bërë që ligji për të funksionojë ndryshe. Dhe normalisht ngrihet pyetja tjetër: A ndërhyri Endri Haxhiu që të favorizohet “Principotes”? Sinjalet janë të qarta: Klani Bulica prej kohësh ka pasur lidhje të forta me qeverinë, pasi “Pamfleti” i ka nxjerrë prej kohësh dokumentet e shkeljeve, por askush nuk vepronte.
Dhe fotoja që publikoi Pamfleti është dëshmia më e pastër, ajo tregon se si krimi dhe politika bashkëjetojnë. Ajo tregon se si plazhet kanë përfunduar në duart e bandave dhe se si bandat kanë kapur prej fyti këtë qeveri. Blendi Gonxhe deri më sot ka heshtur, por tani nuk mund të heshtë më. Faktet janë sheshit: Ligji është shkelur hapur duke favorizuar 'Principotes' dhe krahu i djathtë i tij shfaqet krah Bekim Bulicës. /Pamfletiendri haxhiu gonxh bulica 1 Komente J Jeta 22 Gusht 2026, 21:46 Qeveria e krimit! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Kthesë për vizat amerikane/ Gjykata rrëzon pezullimin e Trump, në listë edhe Shqipëria 22 Gusht 2026, 20:2320:23Aktualitet "Nuk dorëzohemi"/ 84 ditë në rrugë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës 22 Gusht 2026, 19:5119:51Aktualitet Çfarë fsheh Denar Biba? KLSH shkund Konkurrencën, si u kyçën dokumentet e gjobave dhe batërdia e abuzimeve 22 Gusht 2026, 19:4219:42Aktualitet Flakët drejt izolimit/ Shuhet zjarri në Dukat, përmirësim i ndjeshëm në Pukë 22 Gusht 2026, 18:3118:31Aktualitet Një natë mes flakëve në Gojan, banorët: Zjarri ia kalon edhe luftës, u larguam për të shpëtuar familjet 22 Gusht 2026, 18:1618:16Aktualitet Plagosja e ushtarit në Mirditë, reagon Ministria: U dëmtua gjatë furnizimit me ujë, i riu jashtë rrezikut për jetën 22 Gusht 2026, 18:0518:05Aktualitet

