Lajme Zone
Gjashtë vende të BE kërkojnë vendosjen e një takse mbi kompanitë e naftës: Kanë rritur ndjeshëm fitimet për shkak të luftës në Lindjen e Mesme
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Gjashtë vende të BE kërkojnë vendosjen e një takse mbi kompanitë e naftës: Kanë rritur ndjeshëm fitimet për shkak të luftës në Lindjen e Mesme

Lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, çka çoi edhe në kufizim të lëvizjes së anijeve-cisternë të naftës në Ngushticën e Hormuzit, ka çuar në rritje të ndjeshme të çmimeve të karburanteve në Europë dhe në vende të tjera të botës.

Gjashtë vende të Bashkimit Europian, përfshirë Italinë, po bëjnë thirrje në të gjithë komunitetin për një taksë mbi fitimet e kompanive të naftës, të cilat janë rritur ndjeshëm për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, sipas një letre të parë nga AFP të shtunën, raporton Ansa. Ministrat e financave të Gjermanisë, Italisë, Austrisë, Polonisë dhe Portugalisë, së bashku me ministrin spanjoll të financave, thuhet se i dërguan letrën me kërkesën e tyre të përbashkët ministrit të financave të Irlandës, vendit që aktualisht mban presidencën e radhës të BE-së. LEXO edhe...Ministria iraniane e Mbrojtjes: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua! Iniciativa thuhet se u lançua nga Ministri gjerman i Financave Lars Klingbeil, dhe ministrat kanë kërkuar që çështja e një takse të vendoset në rendin e ditës të një takimi të ministrave të financave të bllokut në Dublin muajin e ardhshëm. R.Xh/ReportTv.al lufta në Iran Ngushtica e Hormuzit BE gjermani itali poloni Portugali Australi spanje Irlandë çmimet e naftes kompanite e naftes Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.5% Shoqëria 26.7% Social media 15.8% Vota total: 6465 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?