Lajme Zone
Rrëzohet bllokimi i vizave në SHBA/ DASH bllokoi shtetasit e 75 vendeve, përfshirë nga Shqipëria, Kosova e RMV
BotëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Rrëzohet bllokimi i vizave në SHBA/ DASH bllokoi shtetasit e 75 vendeve, përfshirë nga Shqipëria, Kosova e RMV

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar vendimin e qeverisë amerikane për bllokimin e vizave për shtetasit e 75 shteteve, mes tyre Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar vendimin e qeverisë amerikane për bllokimin e vizave për shtetasit e 75 shteteve, mes tyre Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Vendimi erdhi pas një padie të ngritur nga organizata për të drejtat e emigrantëve së bashku me aplikantë për viza imigruese dhe shtetas amerikanë që sponsorizonin familjarë nga vendet e prekura.

Politika ishte vendosur nga Departamenti Amerikan i Shtetit në janar 2026 dhe parashikonte ndalimin e lëshimit të vizave emigruese për shtetasit e vendeve të përfshira në listë. Sipas administratës amerikane, aplikantët nga këto vende konsideroheshin me rrezik të lartë për t’u bërë barrë financiare për shtetin amerikan. Presidenti i Shba, donald Trump e kishte justifikuar masën me argumentin se emigrantët nga këto shtete mund të ktheheshin në një barrë ekonomike për Shtetet e Bashkuara.

Por gjykata e ka cilësuar politikën në kundërshtim me ligjin, duke vlerësuar se qeveria kishte tejkaluar kompetencat e saj. Sipas vendimit, aplikimet për viza nuk mund të refuzohen vetëm për shkak të shtetësisë apo vendit të origjinës.

Gjykata ka urdhëruar gjithashtu që çdo refuzim i bërë vetëm mbi bazën e kësaj politike të shfuqizohet dhe aplikimet të shqyrtohen sërish rast pas rasti, duke marrë në konsideratë kriteret individuale të çdo aplikanti./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet DASH