Reforma Territoriale është bërë pjesë e diskutimeve në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka kundërshtuar mënyrën e trajtimit të procesit, duke kërkuar që të merret parasysh qëndrimi i banorëve të zonave që preken nga ndryshimet. Alizoti tha se çdo reformë territoriale kërkon kohë dhe konsultim, pasi lidhet drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve. Sipas tij, vullneti i banorëve dhe vendimmarrja e strukturave vendore nuk mund të anashkalohen nga shumica. Në vijim, deputeti i PD-së akuzoi mazhorancën se po anashkalon thelbin e diskutimit për të realizuar, sipas tij, një objektiv elektoral. “Çdo veprim ka në vetvete një qëllim. Kush është qëllimi i reformës? Çdo reformë do kohë sepse flitet për territorin që prek njerëzit, nuk mundet që të mos merret parasysh dëshira e njerëzve që jetojnë atje. Nëse mini parlamenti i Përrenjasit për shembull del kundër, këshilli bashkiak, si mund t’u dilni kundër. Nuk mund të ushtroni forcën e shumicës për të realizuar gjithçka. Mjafton që njerëzit e asaj zone nuk e duan. Anashkaloni thelbin për qëllimet tuaja. Ky është një qëllim elektoral. Nuk mund të bëni një hartë elektorale për njerëzit që nuk e duan”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

