Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter goditi mëngjesin e kësaj të shtune rrethin Battalgazi në provincën Malatya, në lindje të Turqisë. Sipas Agjencisë Turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), lëkundjet u regjistruan në orën 06:20 sipas kohës lokale dhe u ndjenë edhe në provincat fqinje Elazig, Adiyaman, Tunceli dhe Sanliurfa. LEXO edhe...Tërmet me magnitudë 7.3 në Meksikë, alarm për cunami Deri më tani, autoritetet nuk kanë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar, shkruan CNN Turk. Edhe ministri turk i Mjedisit dhe Zhvillimit Urban, Murat Kurum, deklaroi se deri tani nuk është konstatuar asnjë zhvillim negativ, por theksoi se të gjitha raportimet po shqyrtohen. Rajoni i Malatyas ishte një nga zonat më të goditura nga tërmeti shkatërrues i vitit 2023, i cili la mbi 53 mijë viktima dhe shkaktoi dëme të mëdha në juglindje të Turqisë. Xh.K/E.H/ReportTv.al termet turqi Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.6% Nuk e di 3.7% Vota total: 5655 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?
