Lajme Zone
Tentuan t’i iknin policisë, arrestohet çifti shqiptar në Selanik, iu gjendet armë dhe kokainë në makinë
BotëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tentuan t’i iknin policisë, arrestohet çifti shqiptar në Selanik, iu gjendet armë dhe kokainë në makinë

Në Selanik, pas një ndjekjeje policore, u arrestuan një burrë 39-vjeçar partnerja e tij 34-vjeçare, të dy shqiptarë, në posedim të të cilëve u gjetën një pistoletë, kokainë dhe një telefon celular i vjedhur, ndërsa u vërtetua edhe qëndrimi i tyre i paligjshëm në vend.

Në Selanik, pas një ndjekjeje policore, u arrestuan një burrë 39-vjeçar partnerja e tij 34-vjeçare, të dy shqiptarë, në posedim të të cilëve u gjetën një pistoletë, kokainë dhe një telefon celular i vjedhur, ndërsa u vërtetua edhe qëndrimi i tyre i paligjshëm në vend. Një pistoletë me 15 fishekë, dy pako me një sasi të vogël kokaine dhe një telefon celular i vjedhur u gjetën nga policia në makinë, pas një ndjekjeje që ndodhi dje në agim, në Selanikun perëndimor. Sipas një deklarate të policisë, dy të arrestuarit po udhëtonin me një makinë, të drejtuar nga 39-vjeçari dhe u përpoqën t’i shmangeshin kontrollit të policisë.

Shoferi shpejtoi, duke bërë manovra të rrezikshme dhe dyshohet se kaloi dritën e kuqe të semaforit, derisa automjeti u ndal në rrugën Giannitson.

Sendet e mësipërme, siç thuhet në të njëjtin njoftim, u gjetën në posedim të 34-vjeçares. Me dosjen e ngritur kundër tyre, ato po i referohen organit kompetent të prokurorisë. Top Channel