Lajme Zone
Maqedoni/ Nxënësit i prisnin në korridor, drejtoresha dhe ndihmësdrejtori luanin bixhoz në kazino! Kërkohet shkarkimi i tyre
BotëReport TV

Maqedoni/ Nxënësit i prisnin në korridor, drejtoresha dhe ndihmësdrejtori luanin bixhoz në kazino! Kërkohet shkarkimi i tyre

Gjatë një ekskursioni shkollor në Monte Karlo, drejtoresha dhe ndihmësdrejtori saj dyshohet se kanë luajtur në kazino, ndërsa nxënësit i kanë pritur në korriodor.

Një rast që ka ngjallur reagime në Maqedoninë e Veriut lidhet me një ekskursion shkollor në Monte Karlo, ku drejtoresha dhe ndihmësdrejtori i një shkolle profesionale dyshohet se kanë luajtur në kazino, ndërsa nxënësit që shoqëronin i prisnin në korriodor. Akuzat janë bërë publike nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), ndërsa rasti është raportuar edhe nga mediat maqedonase. LEXO edhe...Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit Sipas Jovançe Manaskovit, kryetar i Komisionit për Arsim dhe Shkencë të LSDM-së, bëhet fjalë për drejtoreshën Zhaneta Servini dhe ndihmësdrejtorin Lupço Zdravkovski të Qendrës Rajonale për Arsim dhe Trajnim Profesional “Gjorgji Naumov” në Manastir teksa thekson se për rastin ekzistojnë video-incizime dhe fotografi, të cilat pritet të publikohen me fytyrat e turbulluara për të mbrojtur identitetin e nxënësve të mitur. Manaskov pretendon se nxënësit kanë mbetur duke pritur në holl, ndërsa personat përgjegjës për shoqërimin e tyre luanin në makinat e lojërave të fatit. "Në vend që të qëndronin me nxënësit, ata luanin në makinat elektronike të fatit në një kazino. Ndërkohë, nxënësit e mitur, për të cilët ata ishin përgjegjës, i prisnin në holl. Ky është një rast imoral dhe për këtë arsye kërkojmë përgjegjësi nga i pari te i fundit”, tha ai. Ndërkohë partia opozitare i ka bërë thirrje ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevskës, të ndërmarrë një mbikëqyrje urgjente dhe të shqyrtojë nëse ekzistojnë baza për përgjegjësi ndaj personave të përmendur. “Përgjegjësia në arsim nuk është privilegj, por detyrim. Nga LSDM-ja i bëjmë thirrje ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevskës, që menjëherë të kryejë mbikëqyrjen dhe të nisë procedurat për përcaktimin e përgjegjësisë dhe shkarkimin e të gjithë personave të përfshirë."- u shpreh Manaskovka. Deri në momentin e raportimit, nuk është bërë i ditur ndonjë reagim nga drejtoresha, ndihmësdrejtori apo Ministria e Arsimit dhe Shkencës lidhur me këto pretendime. Rasti mbetet për t'u verifikuar nga institucionet kompetente, ndërsa akuzat e publikuara nga LSDM-ja nuk përbëjnë, në vetvete, konfirmim të shkeljeve të pretenduara. A.C/ReportTv.al Lupço Zdravkovski Zhaneta Servini LSDM lojera fati Monte Karlo Maqedoni e Veriut Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.3% Jo 32.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 2957 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?