Një hetim paraprak në Emiratet e Bashkuara Arabe ka zbuluar se piloti i dyshuar për rrëmbimin e një avioni të kompanisë FlyDubai, në një fluturim nga Dubai drejt Izraelit, dyshohet se planifikonte ta përplaste atë në terminalin e pasagjerëve të aeroportit Ben Gurion në Tel Aviv, me qëllim shkaktimin e sa më shumë viktimave. Sipas një deklarate të prokurorit të përgjithshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, CNN shkruan se hetimi po shqyrton dyshimet për një komplot të paramenduar me objektiva terroriste.
Autoritetet pretendojnë se qëllimi i të dyshuarit ishte të merrte kontrollin e avionit dhe ta përdorte atë për të kryer një sulm vetëvrasës kundër terminalit të aeroportit.
Në deklaratë, plani i dyshuar përshkruhet si një përpjekje për të shkaktuar numrin më të madh të mundshëm të viktimave.
Megjithatë, hetimet janë ende në fazën paraprake dhe pretendimet e autoriteteve nuk përbëjnë një vendim përfundimtar gjyqësor.
Sipas raportimit të CNN, personi i dyshuar është identifikuar si Hammam Al Hammami. Autoritetet e Emirateve po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit, motivet e mundshme dhe mënyrën se si dyshohet se ishte planifikuar sulmi. Detaje të reja nga tentative e rrëmbimit të Flydubai/ Bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë, autoritetet e Emirateve Arabe e quajnë “sulm terrorist”
Bota Top Channel

