Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Poli Boriçin, 52-vjeçarin që tentoi të vriste Ermir Kertezin në një lokal në Elbasan. Në dëshminë e tij Boriçi tha se s’ka pasur qëllim ta vriste, por vetëm ta frikësonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:40 të së shtunës në lokalin në hyrje të qytetit të Elbasanit, i cili në ato momente ishte plot me klientë. LEXO EDHE:Liqeni i Degës, një ndër atraksionet natyrore në Belsh! Rama ndan pamjet (VIDEO) Nga pamjet e siguruara nga Report Tv 50-vjeçari Kërtezi, i veshur me bluzë të zezë, shihet fillimisht brenda lokalit, më pas kalon mes përmes ambienteve të jashtme të barit, dhe ndalet për pak sekonda jashtë. Lëvizjet e tij ndiqen nga atentatori Poli Boriçi, i cili ishte në kafe në shoqërinë e bashkëshortes. 52-vjeçari Boriçi çohet menjëherë, nxjerr pistoletën, ia vendos në kokë Kërtezit, por arma i bllokohet. Kërtezi reagon shpejt, shtyu atentatorin dhe largohet me shpejtësi. Boriçi e ndoqi për pak metra dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Por policia mundi ta lokalizonte dhe arrestonte vetëm pas disa minutash. Arma e zjarrit që dyshohet se u përdor në atentat u sekuestrua si provë materiale. Sipas Boriçit, motivi ishte hakmarrja pasi 15 vite më parë, Kërtezi i ka plagosur të vëllain dhe e ka paralizuar. Shënjestra thotë se në fakt, prej 15 vitesh jetojnë në të njëjtën lagje dhe kanë marrëdhënie normale. Tashmë hetuesit po verifikojnë historinë e konfliktit mes palëve, verifikimin se ç’ka ndodhur 15 vite më parë dhe rrethanat se çfarë ka ndodhur me raportet mes dy familjeve. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: Elbasan Poli Boriçi Ermir Kërtezi tentative vrasje Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.8% Shoqëria 25.7% Social media 16.5% Vota total: 3157 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
