Lajme Zone
Lindja e Mesme sërish drejt kaosit, Irani kërcënon me 'sulm në shkallë të plotë'
PolitikëPamfleti

Lindja e Mesme sërish drejt kaosit, Irani kërcënon me 'sulm në shkallë të plotë'

Ngërçi diplomatik po shton shqetësimet për zgjatjen e luftës, e cila shpërtheu më 28 shkurt me sulmin amerikano-izraelit kundër Iranit.

Foror Ilustruese Irani po përgatit një operacion ushtarak me synimin për të thyer bllokadën detare amerikane ndaj porteve iraniane në Gjirin Persik. Irani duket i gatshëm të ndryshojë qëndrimin e tij ushtarak dhe të kalojë në "ofensivë të plotë", ndërsa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme kanë janë në ngërç. Një zyrtar iranian paralajmëroi se forcat e armatosura dhe aleatët e Teheranit po përgatiten për përshkallëzim në Ngushticën e Hormuzit dhe në rajonin më të gjerë, ndërsa Donald Trump përjashton zgjatjen e afatit të vendosur për arritjen e një marrëveshjeje.

Ngërçi diplomatik po shton shqetësimet për zgjatjen e luftës, e cila shpërtheu më 28 shkurt me sulmin amerikano-izraelit kundër Iranit.

Një zyrtar iranian, i cili foli për Reuters në kushte anonimiteti, tha se forcat e armatosura dhe aleatët e vendit po përgatiten të "përshkallëzojnë" veprimet e tyre "në Ngushticën e Hormuzit dhe në rajonin më të gjerë". Ai shtoi se Teherani është pranë marrjes së vendimeve dhe veprimeve.

Kërcënim për operacion kundër bllokadës detare amerikane

Sipas të njëjtit zyrtar, nëse përpjekjet diplomatike nuk japin rezultat, Irani po përgatit një operacion ushtarak në kohën e duhur dhe të saktë, me synimin për të thyer bllokadën detare amerikane ndaj porteve iraniane në Gjirin Persik.

Zhvillimet përkojnë me përfundimin e afatit 60-ditor të parashikuar në të ashtuquajturin memorandum mirëkuptimi të Islamabadit, të cilin presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij iranian, Masoud Pezeshkian, e nënshkruan në mesin e qershorit.

Memorandumi parashikonte një periudhë 60-ditore, me mundësi rinovimi, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare paqeje dhe shpallte "ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet".

Megjithatë, marrëveshja 'doli nga binarët' në korrik për shkak të përplasjes lidhur me kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, rruga strategjike detare nëpër të cilën, në kushte normale, kalon rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm që tregtohet në tregjet botërore.

Trump thotë "jo" për zgjatjen e afatit

I pyetur nga gazetarët nëse administrata e tij synon zgjatjen e afatit të parashikuar në marrëveshjen e qershorit, Trump u përgjigj negativisht.

Megjithatë, ka shenja se kanalet e komunikimit mes Uashingtonit dhe Teheranit nuk janë mbyllur plotësisht.

Raportime të mediave amerikane flasin për kontakte jozyrtare të administratës Trump me Gardën Revolucionare të Iranit, roli i së cilës është forcuar pas shpërthimit të luftës.

Sipas Axios, në mesin e majit, përmes një zyrtari kurd irakian që veproi si ndërmjetës, iu përcoll një mesazh amerikan kreut të Gardës Revolucionare, gjeneralit Ahmad Vahidi.

Uashingtoni raportohet se kërkonte të përcaktonte nëse negociatorët iranianë me të cilët po zhvillonte bisedime përfaqësonin edhe Gardën Revolucionare. Vahidi raportohet se është përgjigjur pozitivisht.

Jared Kushner, dhëndri dhe i dërguari i presidentit amerikan, foli gjithashtu të hënën nga Izraeli për Fox News për kontakte "të vazhdueshme" mes Uashingtonit dhe Teheranit, pa dhënë më shumë hollësi.

Kërcënimi i ri i Trump ndaj Omanit

Situatës tashmë të tensionuar i është shtuar edhe kërcënimi i ri i Trump ndaj Omanit, një aleat historik i Shteteve të Bashkuara, i cili gjatë muajve të fundit ka negociuar me Iranin një marrëveshje dypalëshe për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit.

Maskati dhe Teherani thonë se procesi ndodhet praktikisht në fazën përfundimtare.

Trump, megjithatë, paralajmëroi se nuk do të pranonte që Omani të pengonte një marrëveshje amerikane me Iranin.

"Nëse Omani na del në rrugë, do ta bombardojmë pa mëshirë", deklaroi Trump për Fox News.rani drejt lufta shba-iran Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Sulm me armë në një shkollë në Filipine, momenti kur autori hap zjarr ndaj nxënësve (Video) 18 Gusht 2026, 09:2109:21Rajoni dhe Bota Tërmet 6.1 ballë, 'shkundet' sërish Indonezia 18 Gusht 2026, 09:1709:17Rajoni dhe Bota Putin zhduk të vetmen parti pacifiste, 11 vjet burg për nënkryetarin e Yabloko-s 18 Gusht 2026, 08:1408:14Rajoni dhe Bota Trump sulmon gazetaren e 'CNN': Hesht, po bën shumë zhurmë 18 Gusht 2026, 08:0408:04Rajoni dhe Bota Trump i vendosur: Më pëlqen ideja ta shpallim Hormuzin territor amerikan, do të kemi kontroll të plotë 17 Gusht 2026, 22:0822:08Rajoni dhe Bota Nafta rritet mbi 2,5%, tensionet SHBA-Iran dhe kërcënimet për Hormuzin rikthejnë frikën në tregje 17 Gusht 2026, 21:5921:59Rajoni dhe Bota