Lajme Zone
Gazetarja: Një ish-ministre e PS-së mund të ketë rol në organizatë për pastrim parash
PolitikëCNA

Gazetarja: Një ish-ministre e PS-së mund të ketë rol në organizatë për pastrim parash

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi sot një zhvillim të papritu...

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi sot një zhvillim të papritur nga hetimet për organizatën e Shpëtim Aliut, e njohur për pastrimin e parave të kokainës përmes bizneseve.

Në një dalje televizive, Lala tha se po verifikohet roli i një ish-ministreje të PS-së në lidhje me disa transferta jashtë vendit.

Sipas gazetares, ende nuk mund të flitet për emër konkret, për aq kohë sa hetimet pë rastin po vijojnë. “Në organizatën e Shpëtim Aliut, edhe aty po vijojnë hetimet për pastrim parash. Në radhët e zyrtarëve të lartë është një ish-ministre e PS që po shikohet roli i saj për disa transferta jashtë vendit. Por për sa kohë nuk ka rezultat konkret ende nuk mund të flas me emër”,-tha Lala./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.