Lajme Zone
“Tentoi të kalonte mes protestuesve, shoferi nxjerr thikën pas përplasjes me ta”
EkonomiJOQ Albania

“Tentoi të kalonte mes protestuesve, shoferi nxjerr thikën pas përplasjes me ta”

Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme gjatë protestës së ditës së 102-të në Tiranë, teksa një pjesë e protestuesve kishin bllokuar një prej akseve rrugore të kryeqytetit.

Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme gjatë protestës së ditës së 102-të në Tiranë, teksa një pjesë e protestuesve kishin bllokuar një prej akseve rrugore të kryeqytetit.

Më herët gjatë protestës, qytetarët u kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të fiknin makinat dhe t’u bashkoheshin atyre, ndërsa bllokimi i përkohshëm i rrugës shkaktoi trafik.

Në këtë situatë, një drejtues mjeti nuk është solidarizuar me protestuesit dhe, sipas tyre, ka tentuar të kalojë përmes turmës.

Në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania shihet momenti kur automjeti përpiqet të vijojë lëvizjen mes protestuesve, duke shkaktuar tensione dhe përplasje verbale me qytetarët.

Situata është përshkallëzuar më tej kur disa prej protestuesve i janë afruar automjetit. Në këtë moment, drejtuesi duket se nxjerr nga xhepi një send që, sipas protestuesve, ka qenë një thikë.

Qytetarët pretendojnë se ai e ka nxjerrë armën e ftohtë në momentin e tensionit, ndërsa pamjet tregojnë përplasjen mes palëve.

Nuk dihet nëse drejtuesi është shoqëruar nga Policia apo nëse për incidentin është marrë ndonjë masë.

Ngjarja është regjistruar në një prej akseve të bllokuara gjatë aksionit të protestuesve, të cilët vijojnë protestën e ditës së 102-të në Tiranë. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)