Lajme Zone
“Nëse e shikon këtë video, të lutem kthe 910 mijë lekët”/ Apeli i punonjësit të exchange
EkonomiJOQ Albania

“Nëse e shikon këtë video, të lutem kthe 910 mijë lekët”/ Apeli i punonjësit të exchange

Një punonjës i një pike këmbimi valutor në Tiranë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë pas një gabimi të bërë gjatë një transaksioni.

Një punonjës i një pike këmbimi valutor në Tiranë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë pas një gabimi të bërë gjatë një transaksioni.

Sipas tij, klienti i ka dhënë 2,000 CHF dhe 1,000 euro, por gjatë llogaritjes punonjësi ka ngatërruar shumën dhe e ka llogaritur sikur klienti kishte dhënë 2,000 CHF dhe 2,000 euro.

Si pasojë e këtij gabimi, punonjësi pretendon se i ka dorëzuar klientit rreth 910,000 lekë më shumë nga sa duhej.

“Çdo gjë ka ndodhur gabimisht. I gjithë faji ka qenë i imi, jo i klientit. Ju lutem, nëse keni mundësi, më ndihmoni.”

Punonjësi thotë se disponon edhe pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat tregojnë momentin e transaksionit. Megjithatë, gabimi në llogaritjen e valutave nuk kuptohet drejtpërdrejt nga pamjet.

Ai i bën apel klientit që, nëse e sheh publikimin dhe e kupton se ka marrë shumën e tepërt, të kontaktojë me të për të rikthyer paratë.

JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet e vëna në dispozicion nga punonjësi, me shpresën që rasti të zgjidhet dhe shuma e dhënë gabimisht të rikthehet. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)