Një 39-vjeçar në Shkodër është arrestuar pasi po përpiqej të transportonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi. Automjeti i marrë me qira ku ai dhe emigrantët e huaj udhëtonin, u kap në fshatin Alijaj. 9 prej emigrantëve ishin nga Afganistani, 5 nga Somalia dhe 2 nga Bangladeshi. LEXO edhe...VIDEOLAJM/ Një udhëtim mes liqenit dhe malit, pamjet mbresëlënëse nga aksi Shirokë-Zogaj Mjeti u sekuestrua, ndërsa ka nisur edhe një hetim nga Prokuroria e Shkodrës. Njoftimi i policisë: DVKM Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Transit”, goditet një rast i dhënies ndihmë emigrantëve nga Vendet e Treta, për kalim të paligjshëm të kufirit. Arrestohet 1 shtetas, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 16 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në Malin e Zi. Sekuestrohet automjeti i marrë me qira. Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Transit”. Si rezultat i operacionit, u arrestua shtetasi B. L., 39 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Alijaj, duke transportuar me një automjet që e kishte marrë me qira, 16 emigrantë nga Vendet e Treta (9 nga Afganistani, 5 nga Somalia, 2 nga Bangladeshi), që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. P.J/ReportTv.al Shkoder emigrante te paligjshem Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.3% Jo 38.6% Disi 7.1% Vota total: 2338 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

