Lajme Zone
BE përgatit protokollin urgjent kundër sulmeve hibride, Kallas: Rusia po planifikon akte të tjera sabotazhi në Europë
BotëReport TV

BE përgatit protokollin urgjent kundër sulmeve hibride, Kallas: Rusia po planifikon akte të tjera sabotazhi në Europë

Mekanizmi që po harton BE-ja quhet “protokoll urgjent i sigurisë”. Nëse një shtet anëtar identifikon një kërcënim hibrid, vendet e Unionit do të mblidhen për të bashkërenduar shpejt reagimin. Kallas shpjegoi se protokolli do të mbulojë incidente që nuk përbëjnë agresion të armatosur, por që kërkojnë përgjigje të përbashkët.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian po diskutojnë sot në Bruksel një mënyrë të re reagimi ndaj sulmeve hibride. Sipas shefes së diplomacisë europiane, Kaja Kallas, të dhënat e inteligjencës tregojnë se Rusia po planifikon akte të tjera sabotazhi në Europë. “Duhet të jemi vigjilentë, sepse shohim në të dhënat e inteligjencës se Rusia po planifikon më shumë akte sabotazhi”, tha Kallas para nisjes së takimit. LEXO edhe...Shërbimi sekret danez: Rusia do të sulmojë NATO-n prej dëshpërimit, përshkallëzim i luftës hibride! Pushtimi i plotë i pamundur Sipas saj, këto veprime synojnë të përçajnë shoqëritë europiane dhe t’i frikësojnë ato që të tërheqin mbështetjen për Ukrainën. Mekanizmi që po harton BE-ja quhet “protokoll urgjent i sigurisë”. Nëse një shtet anëtar identifikon një kërcënim hibrid, vendet e Unionit do të mblidhen për të bashkërenduar shpejt reagimin. Kallas shpjegoi se protokolli do të mbulojë incidente që nuk përbëjnë agresion të armatosur, por që kërkojnë përgjigje të përbashkët. Diskutimi vjen pas shkeljes së hapësirës ajrore finlandeze nga një avion rus të premten, mbi Gjirin e Finlandës. Ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Häkkänen, kërkoi koordinim më të fortë mes Europës dhe NATO-s, si dhe investime të përbashkëta për mbrojtjen ajrore. Ministrat pritet të shqyrtojnë edhe raportin e parë të BE-së për gatishmërinë në mbrojtje. Sipas Reuters, dokumenti paralajmëron se vendet europiane nuk po riarmatosen me ritmin e nevojshëm për të qenë të përgatitura ndaj një kërcënimi të mundshëm nga Rusia deri në vitin 2030. U.D/ReportTv.al sulme hibride Rusi BE Bruksel Kaja Kallas Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.3% Jo 38.6% Disi 7% Vota total: 2399 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?