Lajme Zone
Mësuesi 60-vjeçar ngacmon seksualisht me mesazhe nxënësen 13-vjeçare
Të tjeraJOQ Albania

Mësuesi 60-vjeçar ngacmon seksualisht me mesazhe nxënësen 13-vjeçare

Një rast i rëndë është shënuar në Lushnjë, ku një mësues 60-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse vetëm 13 vjeçe.

Një rast i rëndë është shënuar në Lushnjë, ku një mësues 60-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse vetëm 13 vjeçe.

Sipas Policisë, mësuesi me inicialet M.S. dyshohet se i ka dërguar të miturës mesazhe me përmbajtje ngacmuese. Rasti është referuar për hetim dhe materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Fierit.

Bëhet fjalë për një ngjarje veçanërisht shqetësuese, pasi personi i dyshuar është mësues, pra një figurë që duhet të garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve në ambientet e shkollës.

Hetimet pritet të zbardhin përmbajtjen e komunikimeve dhe rrethanat e plota të rastit, ndërsa deri në një vendim të formës së prerë, 60-vjeçari prezumohet i pafajshëm.