Lajme Zone
Shokët e Laert Haxhiut, dosja në Gjykatë/ SPAK mbyll hetimet për disa anëtarë të grupit kriminal
Të tjeraABC News Albania

Shokët e Laert Haxhiut, dosja në Gjykatë/ SPAK mbyll hetimet për disa anëtarë të grupit kriminal

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për një nga fraksionet e ndara të dosjes së Laert Haxhiut. SPAK mbylli hetimet për shtetasit Lorenc Lala dhe Ederin Çaushi dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e ccështjes për gjykim.

Ndaj tyre , prokurori i ccështjes nga ngritur akuzat “Vrasje per gjakmarrje”, Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armeve”, Grupi i strukturuar kriminal, Kryerja e veprave penale nga Organizata Kriminale, ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje’.

Ndërsa për shtetasit Klea Gjata, Enio Meçaj, Veiz Bashaliu, Mikel Xhaja prokuroria ka kërkuar pushimin e ccështjes për të gjithë, pasi nga verifikimet e kryera gjatë fazës hetimore është konkluduar se ata nuk kanë kryer vepër penale. Lorenc Lala dyshohet se ka bashkëpunuar me Laert Haxhiun, Artan Tafanin, Lulzim Spahijan, Enriko Xhahysan dhe Bledar Berberin për të kryer vrasjen e Albi Bashaliut, më 27 dhjetor 2021 në Gjocaj, Peqin.

Ai dyshohet se ka dhënë 50 mijë euro për vrasjen e Bashaliut dhe ka siguruar armët dhe mjetet e transportit për grupin kriminal, si dhe largimin nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa Ederin Caushi dyshohet për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina)./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet gjykateLaert HaxhiuSPAK