Lajme Zone
Tentativa për sulm ndaj qendrës së NATO-s në Gjermani, zbulohet një dron i tretë me lëndë shpërthyese pranë aeroportit të Leipzigut
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tentativa për sulm ndaj qendrës së NATO-s në Gjermani, zbulohet një dron i tretë me lëndë shpërthyese pranë aeroportit të Leipzigut

Pranë mjetit u gjet edhe lëndë e dyshuar shpërthyese ushtarake. Inteligjenca gjermane dyshon për përfshirjen e Rusisë, ndërsa Moska i mohon akuzat.

Hetuesit gjermanë kanë zbuluar një dron të tretë pranë aeroportit të Leipzigut, i cili dyshohet se lidhet me tentativën e pak ditëve më parë për sulm ndaj aeroportit, një qendër e rëndësishme e logjistikës ushtarake që përdoret nga NATO dhe kompania ukrainase Antonov Airlines. Sipas mediave gjermane, droni u gjet më 14 gusht në Kabelsketal, në perëndim të aeroportit, së bashku me rreth 50 gramë lëndë të dyshuar shpërthyese ushtarake. Ekspertët dyshojnë se bëhet fjalë për heksogjen, një eksploziv me fuqi të lartë, i cili nuk shpërtheu. LEXO edhe...Masakra e Reçakut, Prokuroria publikon aktakuzën: Si u zhvillua operacioni serb ku u vranë 42 civilë dhe u dëbuan 20 mijë shqiptarë Prokuroria e Përgjithshme e Gjermanisë, që drejton hetimet, nuk pranoi të komentojë zhvillimet. Ndërkohë, kancelari Friedrich Merz deklaroi se qeveria do të bëjë së shpejti publike gjetjet e hetimit dhe se autorët "do ta paguajnë për këtë", pa treguar se kush dyshohet të jetë pas sulmit. Burime të inteligjencës, të cituara nga NDR, ËDR dhe Süddeutsche Zeitung, dyshojnë se pas tentativës qëndrojnë shërbimet sekrete ruse. Moska i ka mohuar akuzat, ndërsa qeveria gjermane nuk ka shprehur ende një qëndrim zyrtar për përgjegjësinë. Merz tha se ngjarja tregon se Gjermania po bëhet gjithnjë e më shumë objektiv i sulmeve. "Autorët po pranojnë gjithnjë e më pa hezitim edhe dëme të mëdha materiale, madje edhe plagosje apo humbje jete", u shpreh ai. Tentativa për sulm u zbulua më 4 gusht, kur pranë një avioni transporti ukrainas Antonov, që përdorej për furnizime ushtarake, u gjet një dron me eksploziv. Sipas hetuesve, ai synonte të ulej mbi krahët e avionit, i cili ishte i mbushur me karburant, por lënda shpërthyese nuk u aktivizua. Rreth 20 minuta më vonë, një dron i dytë dyshohet se u përplas me një avion transporti të DHL-së, i cili u detyrua të ndërpriste uljen dhe u devijua drejt Marsejës. Kontrolli i mëvonshëm zbuloi dëmtime në pjesën e bishtit të avionit. Hetuesit besojnë se droni mund të jetë thithur nga motorët dhe të jetë copëtuar. Pranë aeroportit u gjetën edhe antena, pajisje elektronike, gjurmë djegieje dhe copëza metali, të cilat mund të jenë përdorur për drejtimin e dronëve. Sipas raportit të hetuesve, autorët "mund të kenë planifikuar një sulm shumë më të madh nga sa ishte bërë i ditur deri tani". Zyrtarët gjermanë paralajmëruan se, nëse dronët do të kishin shpërthyer, pasojat mund të kishin qenë katastrofike. Aeroporti i Leipzig/Halle në Gjermaninë lindore luan një rol kyç në transportin e mallrave ushtarake, përfshirë ato nga ushtria gjermane dhe aleatët e NATO-s, dhe gjithashtu shërben si bazë për linjën ajrore Antonov të Ukrainës. U.D/ReportTv.al Friedrich Merz gjermani nato leipzig Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 54.9% Keq 32.8% Nuk e di 12.3% Vota total: 1337 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?