Lajme Zone
Lufta tregtare me SHBA, pas ultimatumit të Trump, Kanadaja vendos tarifa deri në 50% për 700 produkte amerikane
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Lufta tregtare me SHBA, pas ultimatumit të Trump, Kanadaja vendos tarifa deri në 50% për 700 produkte amerikane

Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë është thelluar edhe më tej. Qeveria kanadeze njoftoi të martën se do të vendosë tarifa hakmarrëse ndaj rreth 700 produkteve amerikane, pasi negociatat me administratën e presidentit Donald Trump për një marrëveshje tregtare dështuan javën e kaluar. Sipas njoftimit të Otavës, masat do të hyjnë në fuqi më 8 shtator dhe do të përfshijnë tarifa pre

Lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë është thelluar edhe më tej. Qeveria kanadeze njoftoi të martën se do të vendosë tarifa hakmarrëse ndaj rreth 700 produkteve amerikane, pasi negociatat me administratën e presidentit Donald Trump për një marrëveshje tregtare dështuan javën e kaluar. Sipas njoftimit të Otavës, masat do të hyjnë në fuqi më 8 shtator dhe do të përfshijnë tarifa prej 15%, 25% dhe 50% për importe nga SHBA-ja me vlerë 27.6 miliardë dollarë kanadezë. Produktet e prekura përfshijnë çelikun, produktet e bulmetit, pajisjet elektroshtëpiake, makineritë bujqësore, industrinë e letrës dhe pajisjet elektronike. LEXO edhe...Trump: Marina e SHBA-së ka hequr të gjitha minat e vendosura nga Irani në Ngushticën e Hormuzit Njëkohësisht, qeveria e kryeministrit Mark Carney njoftoi edhe një paketë mbështetëse shumëmiliardëshe për bizneset dhe punëtorët që pritet të preken nga përshkallëzimi i konfliktit tregtar. Ministria kanadeze e Financave tha se negociatat me Uashingtonin ishin zhvilluar “në mënyrë intensive dhe me mirëbesim”, por se ditët e fundit SHBA-ja paraqiti kushte të reja që “nuk ishin në interesin më të mirë të Kanadasë”. “Në thelb, SHBA-ja kërkoi shumë nga Kanadaja dhe ofroi shumë pak në këmbim. Në këto kushte, ishte më mirë të pezulloheshin bisedimet sesa të pranohej një marrëveshje e keqe”, thuhet në deklaratën e ministrisë. Edhe kryeministri Mark Carney mbrojti vendimin e qeverisë së tij, duke akuzuar administratën amerikane se synonte të dëmtonte industri strategjike të Kanadasë. “Gjatë negociatave mësuam se amerikanët duan të shkatërrojnë industritë tona kryesore, përfshirë automobilët, çelikun dhe aluminin. Kjo ishte një nga arsyet kryesore pse thamë jo. Ishte një marrëveshje e keqe”, deklaroi ai. Përplasja vjen vetëm pak ditë pasi Donald Trump kishte deklaruar se SHBA-ja dhe Kanadaja ishin pranë një marrëveshjeje tregtare. Megjithatë, bisedimet u ndërprenë dhe presidenti amerikan njoftoi se nga 1 janari 2027 do të vendosë tarifa 50% për automjetet, pjesët e automjeteve dhe çelikun që importohen nga Kanadaja. Trump e shoqëroi njoftimin edhe me sulme të reja ndaj Kanadasë në rrjetet sociale, duke deklaruar se SHBA-ja “nuk ka më nevojë për Kanadanë” dhe madje hodhi idenë e riemërtimit të Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”. Për momentin nuk janë planifikuar negociata të reja mes dy vendeve, ndërsa shkëmbimet tregtare mes tyre mbeten ndër më të mëdhatë në botë. Kanadaja është partneri i dytë më i madh tregtar i SHBA-së pas Meksikës, ndërsa rreth 70% e eksporteve kanadeze kanë si destinacion tregun amerikan. U.D/ReportTv.al SHBA kanada donald trump Mark Carney Tarifat Doganore te Trump Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 54.9% Keq 32.8% Nuk e di 12.3% Vota total: 1337 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?