Lajme Zone
Tensionohet situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen te zyrat e Bankers: Nuk largohemi pa marrë përgjigje
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tensionohet situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen te zyrat e Bankers: Nuk largohemi pa marrë përgjigje

Sipas tyre, qëndrimi në zyrat e kompanisë do të vijojë deri në momentin kur të zhvillohet një takim me një përfaqësues të Bankers Petroleum dhe t'u paraqitet një zgjidhje përfundimtare për kërkesat e tyre.

Banorët te zyrat e Bankers Banorët kërkojnë që “Bankers Petroleum” të zbatojë kushtet e kontratave ekzistuese për qiratë e tokave, ku shprehen se kompania nuk ka përmbushur detyrimet për pagesat dhe po tenton të ndryshojë vlerën e marrëveshjeve pa pëlqimin e pronarëve. Situata mes banorëve të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë dhe kompanisë Bankers Petroleum është tensionuar mbrëmjen e së enjtes, teksa rreth 20 banorë janë ngujuar në zyrat e kompanisë. Banorët kanë vendosur të qëndrojnë gjatë gjithë natës në ambientet e Bankers Petroleum, ndërsa kërkojnë që kompania të marrë një vendim lidhur me problematikën e qirave të tokave.

Sipas tyre, qëndrimi në zyrat e kompanisë do të vijojë deri në momentin kur të zhvillohet një takim me një përfaqësues të Bankers Petroleum dhe t'u paraqitet një zgjidhje përfundimtare për kërkesat e tyre.

“Do të rezistojmë, nuk lëvizim derisa të marrë noterin. Këtu na ka”, është shprehur një prej banorëve.

Të tjerë kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestën dhe nuk do të lirojnë ambientet e kompanisë pa marrë më parë një përgjigje.

“Do t’i mbajmë zyrat të bllokuara, do t’i zaptojmë”, deklarojnë banorët.

Protestuesit vijojnë të qëndrojnë në ambientet e Bankers Petroleum, në pritje të një reagimi dhe të një vendimi nga përfaqësuesit e kompanisë.

Banorët kërkojnë që “Bankers Petroleum” të zbatojë kushtet e kontratave ekzistuese për qiratë e tokave, ku shprehen se kompania nuk ka përmbushur detyrimet për pagesat dhe po tenton të ndryshojë vlerën e marrëveshjeve pa pëlqimin e pronarëve.

Kujtojmë që gjatë protestës së dy ditëve më parë, një përfaqësi e banorëve zhvilloi një takim rreth 10 minuta me drejtues të kompanisë, por sipas tyre nuk u arrit asnjë zgjidhje. Përfaqësuesi i banorëve, Aleksandër Profka, deklaroi se drejtuesit e “Bankers Petroleum” e kanë argumentuar situatën me kostot e larta operative, një shpjegim që protestuesit nuk e pranojnë si arsye për moszbatimin e marrëveshjeve.

Banorët paralajmërojnë se, nëse kompania nuk respekton kontratat sipas kushteve të rëna dakord, do të kërkojnë rikthimin e tokave në gjendjen e mëparshme. Ata kanë paralajmëruar gjithashtu se, në mungesë të një përgjigjeje, protesta mund të përshkallëzohet deri në bllokimin e aktivitetit nxjerrës në disa prej shesheve kryesore të vendburimit të Patos-Marinzës.bankers Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Shqipëria nën pushtetin e zjarreve, 7 vatra mbeten aktive/ Situatë problematike në Dajt, ushtria zbret në terren 10 Shtator 2026, 21:3321:33Aktualitet Dita e 103-të e protestës/ Nis marshimi i qytetarëve: Edi Rama ka mbaruar! 10 Shtator 2026, 21:2221:22Aktualitet “Konfliktet dhe krimi në rrjetet sociale”, Softa: ‘VIP’-at i bëjnë hapur kërcënimet! 10 Shtator 2026, 21:0221:02Aktualitet Protestuesit paralajmërojnë tubim të madh të shtunën: Presim diasporën, nuk largohemi derisa të rrëzojmë Ramën 10 Shtator 2026, 20:2420:24Aktualitet “Rama më shkruan edhe në 1 të natës”/ Nga mishi te karburantet, Dashnor Sula tregon sfidat e inspektorateve 10 Shtator 2026, 19:4819:48Aktualitet Ngërçi me pagat, Sadushi: Kushtetuta nuk negociohet, kjo situatë të marrë fund menjëherë 10 Shtator 2026, 15:2815:28Aktualitet