Situata në rrugët e Tiranës vijon të mbetet jashtëzakonisht e tensionuar dhe e shpërndarë në disa vatra kryesore të qytetit. një pjesë e turmës së protestuesve është zhvendosur sërish në zonën e Parlamentit, ndërkohë që grupe të tjera të protestuesve ndodhen të pozicionuara përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Për të shpërndarë dhe kontrolluar turmat, forcat e rendit janë vënë në ndjekje të protestuesve duke përdorur autobotët e ujit me presion, të shoqëruara nga hedhja e vazhdueshme e gazit lotsjellës nëpër rrugë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
