Përplasjet mes policisë dhe protestuesve vijojnë edhe në ditën e katërt të protestës në kryeqytet, ndërsa tensionet mbeten të larta në zonën pranë Kryeministrisë. Në një video të siguruar nga Top Channel, shfaqen forca të shumta policie të pozicionuara përballë protestuesve, në një situatë të tensionuar.
Në pamjet e publikuara, një efektiv policie shihet teksa merr një gur dhe e hedh në drejtim të protestuesve. Menjëherë pas këtij veprimi, një koleg i tij afrohet dhe e ndalon, duke mos e lejuar të vijojë me veprime të tilla. Top Channel

