Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka bërë thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje pas përshkallëzimit të tensioneve gjatë protestës së studentëve në Tiranë. Kreu i shtetit u kërkon të gjitha palëve të shmangin dhunën, ndërsa thekson se edhe ndërhyrja e policisë duhet të jetë proporcionale dhe brenda kufijve të ligjit... Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për situatën e tensionuar në kryeqytet, ku protesta e studentëve është shoqëruar me përplasje me policinë dhe incidente me zjarrvënie.
Në mesazhin e tij, kreu i shtetit thekson se e drejta për protestë paqësore është një nga themelet e demokracisë dhe se institucionet kanë detyrimin ta garantojnë atë. Megjithatë, sipas Begajt, dhuna nuk mund të përdoret si mënyrë për të shprehur pakënaqësinë, ndërsa forcat e rendit duhet të veprojnë në përputhje me ligjin.
“Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje. E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit”, thuhet në reagimin e Presidentit.
Begaj kërkon që të gjitha palët të respektojnë Kushtetutën dhe ligjin, duke nënvizuar nevojën për përgjegjësi në situatën e krijuar.
“Në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim”, thekson kreu i shtetit.
Presidenti ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e të rinjve dhe qytetarëve, duke ofruar institucionin e Presidencës si hapësirë për dialog.
“Mbetem i gatshëm të dëgjoj të gjitha shqetësimet. Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit”, përfn reagimi i Begajt.
Reagimi i Presidentit vjen pas një proteste të shoqëruar me tensione dhe incidente në Tiranë. Studentët janë përplasur me forcat e policisë në zonën përpara Ministrisë së Arsimit, ku janë hedhur gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia ka përdorur ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës.
Gjatë protestës janë raportuar edhe incidente me zjarrvënie në godinën e Ministrisë së Arsimit, në një objekt të një biznesi privat, si dhe djegie stolash e koshash mbeturinash pranë Sheshit Skënderbej.begaj presidenti Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Protesta/ Balla nxjerr mesazhet: Saliu është kudo, Bylykbashi bën thirrje për ndërprerje të punës në fabrika 14 Tetor 2026, 14:1214:12Politike Rama mbledh ministrat mes tensioneve: Protestuesit e dhunshëm nuk janë studentë 14 Tetor 2026, 13:1113:11Politike Berisha thirrje qytetarëve: Lini çdo gjë dhe bashkohuni me protestën e studentëve 14 Tetor 2026, 12:5312:53Politike PD anulon mbledhjen e grupit, deputetët do të bashkohen protestës së studentëve 14 Tetor 2026, 12:2812:28Politike Protesta e studentëve, reagojnë Demokratët Europianë: Rama të marrë përgjegjësi për dhunën 14 Tetor 2026, 11:2011:20Politike “Sot më të vendosur se dje”, Marjana Koçeku thirrje për mobilizim: Bashkohuni me protestën e studentëve! 14 Tetor 2026, 11:1811:18Politike

