Tensionet gjatë protestës në kryeqytet janë shoqëruar edhe me lëndimin e një kalimtari. Ngjarja vjen në një moment kur situata në terren është tensionuar, ndërsa protestuesit dhe forcat e policisë janë përfshirë në episode të përplasjeve pranë institucioneve në kryeqytet.
Rrethanat se si është lënduar kalimtari mbeten ende të paqarta. Nuk ka informacion të konfirmuar mbi identitetin e tij apo mbi gjendjen shëndetësore. Top Channel

