Protesta e studentëve është shoqëruar me përplasje me policinë, sulme ndaj institucioneve dhe bizneseve, zjarrvënie, bllokime rrugësh dhe dëme materiale, ndërsa raportohen disa persona të shoqëruar dhe një efektiv policie i lënduar. Protesta e studentëve, e nisur që në orët e para të mëngjesit, vijon të shoqërohet me tensione dhe incidente në disa zona të Tiranës. Një pjesë e protestuesve është zhvendosur drejt Zogut të Zi, ndërsa grupe të tjera janë shpërndarë në pika të ndryshme të kryeqytetit.
Në zonën e Zogut të Zi, protestuesit kanë goditur një degë të bankës Intesa Sanpaolo, si dhe disa biznese në afërsi të saj. Tensionet kanë vijuar edhe në rrugë, ku demonstruesit kanë hedhur gurë dhe kanë vendosur kangjella për të bllokuar qarkullimin e automjeteve. Si pasojë, qarkullimi i automjeteve është penguar në disa segmente rrugore, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e drejtuesve të mjeteve.
Ndërsa në Rrugën e Kavajës, protestuesit u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave dhe kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve. Ndërkaq, në shesh, forcat e policisë kanë krijuar një kordon përballë demonstruesve.
Gjatë ndërhyrjeve, policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa raportohet se një efektiv policie ka mbetur i lënduar pranë qendrës së Tiranës dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Më herët, protestuesit kanë qëndruar për disa orë përpara Kryeministrisë, ku situata është tensionuar pas përplasjeve me forcat e policisë. Gjatë incidenteve, disa biznese pranë godinës së Kryeministrisë janë sulmuar dhe u është vënë flaka, duke shkaktuar dëme materiale. Për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll, policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës.
Gjatë protestës, demonstruesit kanë sulmuar edhe disa institucione shtetërore, mes tyre Ministrinë e Financave, Ministrinë e Drejtësisë dhe Bashkinë e Tiranës. Në këto ambiente janë raportuar zjarrvënie dhe dëmtime materiale.
tensione proteste zogu i zi Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Pas dy ditësh protestash, kujtohet të reagojë Mirela Kumbaro; asnjë shenjë reflektimi 14 Tetor 2026, 20:1120:11Aktualitet Tirana në kaos total/ Protestuesit shpërndahen nëpër rrugë e lagje, djegin e shkatërrojnë institucione dhe biznese! 14 Tetor 2026, 19:5119:51Aktualitet Video/ Tensione te “Toptani”, protestuesit godasin me gurë qendrën tregtare dhe tentojnë të futen brenda 14 Tetor 2026, 19:4019:40Aktualitet Video/ Protestuesit mësyjnë edhe te Ministria e Drejtësisë, thyejnë xhamat dhe i vënë flakën 14 Tetor 2026, 19:3419:34Aktualitet Video/ Përshkallëzohet protesta, protestuesit djegin dy kamionçina të Bashkisë së Tiranës 14 Tetor 2026, 19:2519:25Aktualitet “Të Pashoq”/ Ilir Kulla thirrje Ramës: Dorëhiqu pa u shënuar viktima! 14 Tetor 2026, 19:1519:15Aktualitet

