Situata në Rrugën e Durrësit vijon të jetë tepër e tensionuar. Pas djegies së dy kamionçinave të Bashkisë së Tiranës, që përdoren për mbledhjen e mbetjeve dhe pastrimin e rrugëve, protestuesit i kanë vënë flakën edhe një automjeti të tretë. Ndërkohë, zjarre janë ndezur në disa pika dhe janë sulmuar edhe biznese private. Rruga e Durrësit është kthyer sërish në një nga vatrat kryesore të tensioneve gjatë protestës studentore në Tiranë. Zjarre të shumta janë ndezur përgjatë zonës, ndërsa tymi dhe flakët shoqërojnë sulmet ndaj automjeteve dhe bizneseve.
Një tjetër automjet i Bashkisë së Tiranës është përfshirë nga flakët, pasi protestuesit i kanë vënë zjarrin. Ky është mjeti i tretë bashkiak që digjet gjatë incidenteve të protestës. Më herët, demonstruesit kishin djegur dy kamionçina të përdorura nga shërbimet bashkiake për mbledhjen e mbetjeve dhe pastrimin e dëmeve të mbetura në rrugë.
Por sulmet nuk janë kufizuar vetëm te automjetet e Bashkisë. Në Rrugën e Durrësit janë goditur edhe biznese private, disa prej të cilave janë përfshirë nga flakët. Në këtë zonë, protestuesit kishin sulmuar më herët edhe filialin e kompanisë së mikrokredisë Iute Credit, duke thyer xhamat, dëmtuar ambientet e brendshme dhe ndezur zjarr.
Gjithashtu, gjatë përplasjeve janë djegur kosha mbeturinash, dyshekë dhe stola të marrë nga hapësirat publike, duke krijuar vatra të tjera zjarri në rrugë.
Incidentet e fundit vijnë pas një dite të mbushur me përplasje të forta dhe sulme ndaj institucioneve shtetërore, përfshirë Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendit dhe disa ministri.
Ndërsa grupet e protestuesve vijojnë të lëvizin në zona të ndryshme të kryeqytetit, Rruga e Durrësit mbetet një nga pikat ku janë regjistruar dëmtime të shumta të pronës publike dhe private.
Djegia e automjetit të tretë bashkiak dhe sulmet ndaj bizneseve e rëndojnë më tej bilancin e dëmeve materiale të protestës.
Ende nuk ka një vlerësim zyrtar të dëmeve të shkaktuara në këtë zonë apo të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar nga zjarret. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Revolta studentore merr mbështetjen e pedagogëve, nesër takim kombëtar para Politeknikut 14 Tetor 2026, 20:3720:37Aktualitet Vijojnë tensionet në Tiranë, policia shoqëron disa protestues në Rrugën e Durrësit 14 Tetor 2026, 20:3720:37Aktualitet “Nuk ka më kohë për reflektim”, Ilir Kulla në “Të Pashoq”: Jemi shumë pranë një lufte civile në Tiranë 14 Tetor 2026, 20:3320:33Aktualitet Protestat në Tiranë bëjnë jehonë në mediat gjermane, BILD: Digjet Tirana 14 Tetor 2026, 20:2520:25Aktualitet BE reagon për protestën e studentëve në Tiranë: Të shqetësuar për dhunën, policia të veprojë në mënyrë proporcionale 14 Tetor 2026, 20:2020:20Aktualitet Tensione te Zogu i Zi, protestuesit sulmojnë bizneset përreth 14 Tetor 2026, 20:1720:17Aktualitet

