Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

Tirana përjeton vitin 1998/ Kaosi dhe dhuna, te dera e Kryeministrisë


Kaos, zjarr dhe shkatërrim në zemër të Tiranës, për të dytën ditë radhazi. Protestues të maskuar sulmuan me gurë dhe molotovë institucionet shtetërore, duke e kthyer bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një skenë shkatërrimi.

Kaos, zjarr dhe shkatërrim në zemër të Tiranës, për të dytën ditë radhazi. Protestues të maskuar sulmuan me gurë dhe molotovë institucionet shtetërore, duke e kthyer bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një skenë shkatërrimi.

Nga Kryeministria te Kryesia e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese e deri te tri ministritë, e Ekonomisë, Arsimit dhe Drejtësisë, sulmet nuk kursyen asnjë prej institucioneve.

Dhuna nisi në zonën e Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit i vunë flakën katit të parë të godinës, ndërsa më pas sulme pati edhe drejt Ministrisë së Ekonomisë. Nuk u kursyen as bizneset e vendosura në Rrugën e Durrësit, në nisje të protestës.

Policia reagoi edhe me autobotë me ujë. Në vijim, përplasjet ishin të shumta.

Protestuesit vunë në shënjestër institucionet shtetërore, bizneset private, një bankë të nivelit të dytë, si dhe shkatërruan trotuare, tabela dhe sende të tjera në qendër të kryeqytetit.

Dhuna u përshkallëzua gjatë pasdites. Protestuesit e vetëquajtur studentë sulmuan dhe shkatërruan Piramidën.

Më pas, mësynë drejt Kryeministrisë. Gjatë sulmit u përdorën molotovë, shishe me benzinë, gurë dhe sende të forta.

Flakët përfshinë edhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, ku u nxorën sende nga godina dhe disa prej tyre u dogjën.

Por akte vandale pati edhe në institucionet e Gjykatës Kushtetuese, si dhe në Kryesinë e Kuvendit.

Rrezik për zjarr pati edhe në një nga kullat në bulevard, pasi iu vu flaka një biznesi.

Në vijim, protestuesit u larguan nga Kryeministria dhe sulmuan qendra tregtare, banka, si dhe komisariatet nr. 2 dhe 3 në kryeqytet.

Përplasjet me forcat e policisë ishin të vazhdueshme.

Kryeministria u kthye sërish në objektiv, ku iu vu flaka edhe një peme.

Uniformat blu u përgjigjën duke shpërndarë turmat dhe duke kryer shoqërime, në një nga mbrëmjet më të vështira që kryeqyteti ka përjetuar në dy dekadat e fundit./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet protestaTirana