Lajme Zone
VIDEO/ Çfarë mbeti pas protestës në bulevard
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Çfarë mbeti pas protestës në bulevard

Tirana prej dy ditësh u kthye në një arenë lufte. Student...

Tirana prej dy ditësh u kthye në një arenë lufte.

Studentët nisën protestën e tyre të dytë mëngjesin e kësaj të mërkure, e cila vijon edhe pse tashmë shumica e protestuesve kanë zbrazur rrugët.

Gjithçka kanë lënë pas është shkatërrimi i kryeqytetit.

Ata e nisën protestën para Ministrisë së Arsimit, duke e gjujatur me gurë e duke djegur.

Gjimnazistë dhe studentë të fakulteteve të ndryshme janë bashkuar në protestë, që në fakt prej kohësh nuk ishte parë.

Në orët e pasdites situata agrovoi. Protesta nisi të përshkallëzohej. U shpërthyern dyert e disa ministrive, KQZ, Kryesisë së Kuvendit, Arkivit të Shtetit, u dëmtuan biznese të ndryshme, qendra tregtare, kioska nëpër kryeqytet.

Policia nga ana tjetër dukej si e papërgatitur për skenarët e protestuesve që në fakt dukej sikur nuk kishin asnjë skenar por rrafshuan gjithçka që iu doli përpara.

Protestuesit e fundit enden akoma rrugëve të kryeqytetit, ndërkohë ajo që ka mbetur në bulevard është tym, pllaka të hequra nga rruga, pemë të djegura, kosha e stola të djegur, biznese të dëmtuara pranë zonës së Kryeministrisë. View this post on Instagram A post shared by CNA TV (@cnatv.lajme) Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.