Lajme Zone
Tensione te “Qemal Stafa”, protestuesit përplasen me policinë; disa të shoqëruar
Të tjeraPamfleti

Tensione te “Qemal Stafa”, protestuesit përplasen me policinë; disa të shoqëruar

Një grup protestuesish është ndalur pranë shkollës në momentin kur aty po këndohej himni kombëtar, në kuadër të nisjes së vitit të ri shkollor.

Protestuesit përplasen me policinë Një grup protestuesish është përplasur me efektivët e policisë pranë shkollës “Qemal Stafa” në Tiranë Tensione mes protestuesve dhe policisë janë regjistruar paraditen e sotme pranë shkollës “Qemal Stafa” në Tiranë.

Një grup protestuesish është ndalur pranë shkollës në momentin kur aty po këndohej himni kombëtar, në kuadër të nisjes së vitit të ri shkollor.

Policia ka ndërhyrë për të zhvendosur protestuesit dhe gjatë ndërhyrjes ka pasur edhe konfrontime mes tyre dhe efektivëve.

Në operacion janë përfshirë forca të Policisë, efektivë të “Shqiponjave” dhe të FNSH-së, të cilët i kanë zhvendosur protestuesit në drejtim të rrethrrotullimit të Zogut të Zi. Pasi grupi është zhvendosur në këtë zonë, policia ka kërkuar përmes megafonit lirimin e rrugës.

“Lironi rrugën”, ka qenë thirrja e përsëritur nga efektivët.

Pak çaste më vonë, forcat e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë shoqëruar disa prej protestuesve.

Protesta ka sjellë probleme edhe në qarkullimin rrugor në zonën e Zogut të Zi, një nga nyjet kryesore të trafikut në Tiranë.tensione te “qemal stafa” protestuesit përplasen me policinë; Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Tirana “zgjohet” në trafik/ Radhë kilometrike në Unazën e Madhe, nisja e shkollës shton fluksin 14 Shtator 2026, 08:4608:46Aktualitet Letra e Mehmet Shehut në 1972: Mbyllni maternitetin, personeli do kalojë “nëpër vrimat e gjilpërës” 14 Shtator 2026, 08:1008:10Aktualitet BE ka dhënë 1.1 milionë leje qëndrimi për shqiptarët, rekordin e mban Gjermania! 14 Shtator 2026, 07:3307:33Aktualitet Java nis me diell, si parashikohet moti për sot! 14 Shtator 2026, 07:2507:25Aktualitet 106 ditë protestë/ Qytetarët mbyllin marshimin nëpër Tiranë, rikthehen në bulevard 13 Shtator 2026, 22:2622:26Aktualitet “Edi Rama dorëhiqu”/ Protestuesit vijojnë marshimin në ditën e 106-të, ndalen në akset kryesore 13 Shtator 2026, 21:4721:47Aktualitet