Rdi Rama / Kryeministri përdor debatin për pagat që të cenojë besimin te SPAK-u dhe GJKKO-ja, t’i paraqesë magjistratët si të privilegjuar dhe të përgatisë terrenin politik për goditjet ndaj drejtësisë... Edi Rama, qoftë personalisht, qoftë nëpërmjet ministrave dhe suitës së tij mediatike, po ushqen një përplasje me gjyqësorin, duke përdorur si shkak pretendimin e magjistratëve për rritjen e pagave.
Të dyja palët po e luajnë këtë kaba me gërnetë, që synon të prodhojë ndjenja të përziera, melankoli dhe gjendje transi, si nën efektin e sedativëve.
Në një shtet ligjor, ky debat nuk ka arsye të zhvillohet. Kërkesa e gjyqtarëve dhe prokurorëve për shtesën e pagave mbështetet mbi akte të qarta juridike.
Qeveria mund të bëjë naze, por në fund do t’i japë lekët kokërr më kokërr, sepse ndryshe mund ta pësojë edhe më keq. Zyrtarët përgjegjës mund të përballen me hetime për shpërdorim detyre ose moszbatim të ligjit.
Edi Rama po e përdor këtë debat me një qëllim të qartë politik, të lidhur edhe me fatin e kryengritjes kundër tij. Duke e paraqitur protestën e magjistratëve si poterë për disa lekë më shumë, ai përpiqet t’i heqë drejtësisë së re, SPAK-ut dhe GJKKO-së, aureolën që i kanë ndërtuar partnerët ndërkombëtarë.
Sipas këtij narracioni, magjistratët janë betuar të ndëshkojnë politikanët e lartë që kanë abuzuar me fondet publike, pavarësisht nëse bëhet fjalë për pak apo shumë para.
Prokurorët dhe gjyqtarët janë paraqitur si njerëz asketë, me jetë të thjeshtë, besimtarë dhe kundërshtarë të luksit.
Po si do të jetojnë me gjithë këto para?
Qytetarët e kuptojnë se bëhet fjalë për paga shumë të larta. Magjistratët nuk i marrin këto para nga tenderat apo lejet e ndërtimit, por përsëri nga buxheti i shtetit. Në fund, pagat e tyre i financojnë qytetarët.
Edi Rama synon të krijojë një narrativë sipas së cilës magjistratët nuk janë asketë dhe as murgj që jetojnë me një copë bukë e një gotë dhallë, si puritanët e dikurshëm. Ai kërkon t’i paraqesë si zyrtarë që bëjnë gjëmën për shtesat e pagave, të cilat arrijnë në shifra shumë të larta.
Kryeministri e zhvillon këtë fushatë për të dëmtuar imazhin e tyre, sepse vetë përplasja nuk ka gjasa ta ndryshojë përfundimin juridik të çështjes.
Nëse do të kërkonte një zgjidhje reale, Edi Rama e ka në dorë edhe gurin, edhe arrën. Ai kontrollon qeverinë dhe shumicën parlamentare, ndërsa ruan lidhjet me partnerët ndërkombëtarë.
Ka ardhur koha që sistemi të mos i paguajë njësoj të gjithë magjistratët, përfshirë ata që nuk punojnë ose që me vendimet e tyre ua nxijnë jetën qytetarëve.
Sistemi i drejtësisë kërkon një vlerësim që lidhet me meritën dhe rezultatet konkrete. Një prokuror ose gjyqtar që kryen një hetim apo proces kundër peshqve të mëdhenj dhe e shteron çështjen nga ana ligjore e provuese, meriton të paguhet më shumë.
Sistemi nuk duhet të shpërblejë tollumbacet hetimore dhe gjyqësore që shfryhen me prekjen e parë të gjilpërës. Një magjistrat që zhvillon një proces të drejtë dhe ndërton një vendim me mjeshtëri juridike, meriton një shpërblim më të lartë.
Që kjo të ndodhë, KLP-ja dhe KLGJ-ja duhet të përbëhen nga mjeshtër të ligjit, jo nga juristë kristali që shërbejnë vetëm për vitrinë. Sistemi kërkon profesionistë që mbrojnë drejtësinë reale dhe procesin e rregullt ligjor në sallën e gjyqit, jo në studio televizive.
Sallat e gjyqit duhet të kthehen në parlamentin e vërtetë të qytetarëve, ku ata shohin se si gjykohen personat që akuzohen për abuzime dhe krime.
Institucionet mund ta ndërtonin këtë sistem që në fillim, por duket se e lanë mangët me qëllim, për t’i futur në grackë këta fillestarë dhe sipërfaqësorë. Pikërisht për këtë arsye, procesi largoi juristët me peshë, përvojë dhe integritet profesional.
Vettingu tregoi se përzgjedhjen nuk e drejtuan vetëm porositë, por edhe persona që nuk kishin dijen dhe integritetin e nevojshëm për të krijuar besim publik.
Institucionet duhet të vlerësojnë çdo hetim të prokurorëve dhe çdo proces gjyqësor me kritere konkrete. Ato duhet të përcaktojnë se kush ka punuar me përgjegjësi dhe kush vetëm ka bërë sikur punon.
Ne shqiptarët kemi treguar se dimë ta luajmë me mjeshtëri rolin e punës pa rezultat. Pikërisht ky duhet të shërbejë si testi i lakmusit për përcaktimin e shpërblimeve.
Një sistem i tillë kërkon debat, studim të saktë dhe vendime të Kuvendit. Në këtë proces duhet të përfshihen mazhoranca, opozita, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Partnerët ndërkombëtarë kanë ekspertë dhe institucione me përvojë, mes tyre Komisionin e Venecias, që mund të hartojnë bazën e një projekti të pranueshëm edhe për magjistratët.
Pa këtë reformë, debati për pagat do të kthehet në tokmakun e përditshëm politik që Edi Rama di ta përdorë kundër drejtësisë. Ai kontrollon mekanizmat dhe burimet që i duhen për ta vazhduar këtë goditje./Pamfleti edi rama sherri me gjyqësorin Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike E dërguara e SHBA-së 'zbarkon' në Kuvend, takon Niko Peleshin 14 Shtator 2026, 11:4111:41Politike PD apel SPAK për KAYO-n: Ron Yeffet lidhje me grupin e strukturuar të AKSHI-t dhe rrethin e ngushtë të Ramës 14 Shtator 2026, 11:1911:19Politike Viti i ri shkollor, Berisha ngre alarmin: Shqipëria humbi 5900 nxënës në vetëm një vit 14 Shtator 2026, 10:2210:22Politike Sot viti i ri shkollor, Presidenti Begaj mesazh për fëmijët: Besoni te vetja, ëndrrat tuaja dhe tek e ardhmja! 14 Shtator 2026, 08:2008:20Politike “S’ po na lejohet të marrim nga qesja jonë”/ Rama vijon sherrin me Gjyqësorin: E pabesueshme si e shikon buxhetin e shtetit 13 Shtator 2026, 19:4119:41Politike Nafta u rrit me 10 lekë brenda një dite, Braçe: Çfarë po ndodh? Kosova furnizohet nga të njëjtët shitës 13 Shtator 2026, 18:3118:31Politike

