Vijojnë tensionet mes protestuesve dhe policisë në Tiranë. Një grup protestuesish është vendosur pranë Parkut Rinia, ku disa prej tyre po hedhin gurë në drejtim të autobotit të policisë. Efektivët janë kundërpërgjigjur duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e tyre.

