Protetsuesit përplasen me Erion Braçen Gjatë debatit, një protestuese i kërkoi llogari Braçes për qëndrimin e tij ndaj reformës, ndërsa deputeti e pyeti se nga ishte dhe për kë kishte votuar. Tensione janë regjistruar këtë të premte para Kryesisë së Kuvendit, ku qytetarë që kundërshtojnë bashkimin e Bashkisë së Memaliajt me Tepelenën janë përplasur me deputetin socialist Erion Braçe.
Qytetarët u mblodhën para Kryesisë së Kuvendit që prej nisjes në orën 10:00 të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohet reforma administrativo-territoriale.
Gjatë protestës, qytetarët iu drejtuan deputetit Erion Braçe, ndërsa mes tyre pati shkëmbim replikash dhe momente tensioni.
Njëri prej banorëve të Memaliajt i ka hedhur ujë Braçes në fytyrë, ndërkohë që aty ishin dhe deputetë të opozitës, që kanë tentuar të qetësojnë situatën.
Gjatë debatit, një protestuese i kërkoi llogari Braçes për qëndrimin e tij ndaj reformës, ndërsa deputeti e pyeti se nga ishte dhe për kë kishte votuar.
Protestuesit kundërshtojnë propozimin për bashkimin e Memaliajt me Tepelenën në kuadër të ndryshimeve të diskutuara për hartën administrativo-territoriale.
I pranishëm në protestë është edhe kryetari i Bashkisë së Memaliajt, Albert Malaj. Një ditë më parë, përmes një postimi në Facebook, Malaj u kishte bërë thirrje qytetarëve që të bashkoheshin në protestën e organizuar në kryeqytet.
Protesta po zhvillohet paralelisht me diskutimet në Komisionin e Ligjeve, ku reforma territoriale ka sjellë debate mes mazhorancës dhe opozitës për procedurën dhe propozimet për ndryshimin e hartës së bashkive. Deputeti i opozitës Luçiano Boçi akuzoi mazhorancën se po e orienton ndryshimin e hartës territoriale mbi bazën e interesave politike dhe jo me synimin për të ndërtuar një reformë afatgjatë. Sipas tij, ndryshimet në hartën e bashkive duhet t'i shërbejnë vendit për dekadat e ardhshme dhe jo interesave të një force politike.
Deputetët e opozitës Saimir Korreshi dhe Gent Strazimiri kërkuan që anëtarët e Komisionit të njihen me të gjitha qëndrimet e ardhura nga bashkitë dhe këshillat bashkiakë. Ata kërkuan gjithashtu që procesi të mos mbyllet pa u administruar dhe shqyrtuar edhe nisma e opozitës.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, hodhi poshtë pretendimet, duke deklaruar se Kuvendi ka ndjekur të njëjtën procedurë edhe për projektligjin e depozituar nga opozita dhe se nisma u është përcjellë bashkive. protetsuesit përplasen me erion braçen reforma territoriale 2 Komente x xxx 2 Tetor 2026, 13:19 Ti shporrim qelbesirat Përgjigjjuni B Babaloku 2 Tetor 2026, 13:21 Qfar deputeti tamam i tipit te kohes enverit, spiun ordiner .!!!! Ne vend qe Te pergjigjet ben pytje nga kush vjen dhe per ke ke votuar, te gjthekra socialistet njelloj si Demokratet e leshit nje brum jan. Duhet me i hedh ne lane nej dite kur te ket vershime qe ti marre lana me vete bashke me fekaliet Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Policia kontrollon studion muzikore të Adrian Hilës, detaji që pikasën hetuesit 2 Tetor 2026, 12:1312:13Aktualitet Skandali i videove të Adi Hilës, Artan Hoxha: Krimi kibernetik i papërgatitur, tani kemi “Smart City” nga qeveria 2 Tetor 2026, 12:0812:08Aktualitet Hetimet për videot intime, dëshmon në polici Eli Fara: Nuk e dija që kishte kamera! 2 Tetor 2026, 11:5511:55Aktualitet Publikimi i videove intime të Adi Hilës, gazetari jep detaje: Janë identifikuar tetë persona, IP-ja e shpërndarjes është jashtë 2 Tetor 2026, 11:3411:34Aktualitet "Diell dhe mot i ngrohtë deri më 10 tetor", Meteorologia: Në fundjavë temperaturat arrijnë 29 gradë celcius 2 Tetor 2026, 11:1611:16Aktualitet 41 përqind e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë 2 Tetor 2026, 08:4408:44Aktualitet

