Lajme Zone
Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me Erion Braçen
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me Erion Braçen

Qytetarët u mblodhën para Kryesisë së Kuvendit që prej nisjes në orën 10:00 të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohet reforma administrativo-territoriale.

Protetsuesit përplasen me Erion Braçen Gjatë debatit, një protestuese i kërkoi llogari Braçes për qëndrimin e tij ndaj reformës, ndërsa deputeti e pyeti se nga ishte dhe për kë kishte votuar. Tensione janë regjistruar këtë të premte para Kryesisë së Kuvendit, ku qytetarë që kundërshtojnë bashkimin e Bashkisë së Memaliajt me Tepelenën janë përplasur me deputetin socialist Erion Braçe.

Qytetarët u mblodhën para Kryesisë së Kuvendit që prej nisjes në orën 10:00 të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku po diskutohet reforma administrativo-territoriale.

Gjatë protestës, qytetarët iu drejtuan deputetit Erion Braçe, ndërsa mes tyre pati shkëmbim replikash dhe momente tensioni.

Njëri prej banorëve të Memaliajt i ka hedhur ujë Braçes në fytyrë, ndërkohë që aty ishin dhe deputetë të opozitës, që kanë tentuar të qetësojnë situatën.

Gjatë debatit, një protestuese i kërkoi llogari Braçes për qëndrimin e tij ndaj reformës, ndërsa deputeti e pyeti se nga ishte dhe për kë kishte votuar.

Protestuesit kundërshtojnë propozimin për bashkimin e Memaliajt me Tepelenën në kuadër të ndryshimeve të diskutuara për hartën administrativo-territoriale.

I pranishëm në protestë është edhe kryetari i Bashkisë së Memaliajt, Albert Malaj. Një ditë më parë, përmes një postimi në Facebook, Malaj u kishte bërë thirrje qytetarëve që të bashkoheshin në protestën e organizuar në kryeqytet.

Protesta po zhvillohet paralelisht me diskutimet në Komisionin e Ligjeve, ku reforma territoriale ka sjellë debate mes mazhorancës dhe opozitës për procedurën dhe propozimet për ndryshimin e hartës së bashkive. Deputeti i opozitës Luçiano Boçi akuzoi mazhorancën se po e orienton ndryshimin e hartës territoriale mbi bazën e interesave politike dhe jo me synimin për të ndërtuar një reformë afatgjatë. Sipas tij, ndryshimet në hartën e bashkive duhet t'i shërbejnë vendit për dekadat e ardhshme dhe jo interesave të një force politike.

Deputetët e opozitës Saimir Korreshi dhe Gent Strazimiri kërkuan që anëtarët e Komisionit të njihen me të gjitha qëndrimet e ardhura nga bashkitë dhe këshillat bashkiakë. Ata kërkuan gjithashtu që procesi të mos mbyllet pa u administruar dhe shqyrtuar edhe nisma e opozitës.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, hodhi poshtë pretendimet, duke deklaruar se Kuvendi ka ndjekur të njëjtën procedurë edhe për projektligjin e depozituar nga opozita dhe se nisma u është përcjellë bashkive.protetsuesit përplasen me erion braçen reforma territoriale Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Policia kontrollon studion muzikore të Adrian Hilës, detaji që pikasën hetuesit 2 Tetor 2026, 12:1312:13Aktualitet Skandali i videove të Adi Hilës, Artan Hoxha: Krimi kibernetik i papërgatitur, tani kemi “Smart City” nga qeveria 2 Tetor 2026, 12:0812:08Aktualitet Hetimet për videot intime, dëshmon në polici Eli Fara: Nuk e dija që kishte kamera! 2 Tetor 2026, 11:5511:55Aktualitet Publikimi i videove intime të Adi Hilës, gazetari jep detaje: Janë identifikuar tetë persona, IP-ja e shpërndarjes është jashtë 2 Tetor 2026, 11:3411:34Aktualitet "Diell dhe mot i ngrohtë deri më 10 tetor", Meteorologia: Në fundjavë temperaturat arrijnë 29 gradë celcius 2 Tetor 2026, 11:1611:16Aktualitet 41 përqind e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine, rekord në Europë 2 Tetor 2026, 08:4408:44Aktualitet