Lajme Zone
Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit hedhin molotovë drejt policisë, ndërhyjnë autobotët me ujë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit hedhin molotovë drejt policisë, ndërhyjnë autobotët me ujë

Situata para Kryeministrisë ka nisur të tensionohet, pasi disa protestues kanë hedhur bomba molotovë në drejtim të efektivëve të policisë.

Situata para Kryeministrisë ka nisur të tensionohet, pasi disa protestues kanë hedhur bomba molotovë në drejtim të efektivëve të policisë. Pas incidenteve, policia ka nisur ndërhyrjen me autobotët me ujë, ndërsa përmes megafonëve u ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë veprimet e dhunshme dhe të largohen nga perimetri i godinës.

“Ju lutemi, largohuni nga veprimet e dhunshme. Policia do të veprojë”, ishte thirrja e përcjellë nga efektivët.

Në zonë janë afruar edhe dy autobotë të tjerë, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar. Aktualisht, në dy anët e perimetrit janë pozicionuar dy autobotë të policisë, të shoqëruar nga forca të shumta policore. Top Channel