Nisin tensionet në protestën para Kryeministrisë, teksa protestuesit kanë hedhur bomba molotov në drejtim të efektivëve të policisë. Forcat e rendit kanë ndërhyrë me ujë me presion për të shpërndarë turmën, ndërsa në bulevard kanë nxjerrë edhe dy autobote më të mëdha, me ngjyrë të zezë. Tensionohet situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa protestuesit kanë hedhur disa herë bomba molotov në drejtim të efektivëve të policisë të pozicionuar pranë godinës së Kryeministrisë.
Pas më shumë se një ore qëndrimi të protestuesve në bulevard, forcat e rendit kanë ndërhyrë me autobote ujëhedhëse, duke përdorur ujë me presion për t'i zmbrapsur nga pozicionet ku ishin grumbulluar. Pas ujit me presion, drejt protestuesve është hedhur edhe gaz lotsjellës nga policia.
Ndryshe nga orët e mëparshme, kur policia kishte vendosur në terren autobote të bardha, këtë herë ka nxjerrë dy mjete ujëhedhëse më të mëdha, me ngjyrë të zezë, të cilat janë pozicionuar pranë Kryeministrisë. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, protestuesit kanë vijuar të hedhin bomba molotov drejt efektivëve, duke shkaktuar tensione të tjera në zonë.
Në terren ndodhen forca të shumta policie, përfshirë efektivë të repartit “Shqiponja”, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), si dhe punonjës të komisariateve të Tiranës. Efektivët janë pozicionuar në pika të ndryshme të bulevardit, ndërsa një pjesë e tyre qëndrojnë pas dy autoboteve ujëhedhëse, në gatishmëri për të ndërhyrë në rast nevoje. Forcat e policisë kanë krijuar një kordon sigurie, duke mos lejuar afrimin e mëtejshëm të protestuesve drejt Kryeministrisë. Megjithëse policia ka arritur t'i zmbrapsë përkohësisht nga pozicionet që mbanin prej më shumë se një ore, protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard. Ata shprehen të vendosur për të mos u larguar nga sheshi, pavarësisht kushteve atmosferike dhe temperaturave të ulëta.
Ndërkohë, forcat e policisë vijojnë të monitorojnë situatën pranë Kryeministrisë, ndërsa protestuesit janë grumbulluar në bulevard, duke këmbëngulur në vazhdimin e protestës. whatsapp image 2026 10 31 at 170401 whatsapp image 2026 10 31 at 170015 xj whatsapp image 2026 10 31 at 170234 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Qytetarët nuk ndalen as nga shiu, qindra persona në këmbë kundër Ramës; turma zhvendoset te Kryeministria 31 Tetor 2026, 15:3415:34Aktualitet Përshkallëzohen incidentet në protestë, molotovë drejt efektivëve; policia nxjerr në terren ujëhedhësen 31 Tetor 2026, 15:2715:27Aktualitet Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia gati për të ndërhyrë 31 Tetor 2026, 15:0515:05Aktualitet Molotovë dhe gurë drejt Ministrisë së Arsimit, përshkallëzohet protesta në Tiranë 31 Tetor 2026, 14:5014:50Aktualitet Protestuesit gjuajnë me llastiqe drejt Ministrisë së Arsimit, policia thirrje: Ndaloni dhunën, ndryshe do veprojmë 31 Tetor 2026, 14:3114:31Aktualitet “Mos na e merrni kauzën”, studentët përplasen me deputetët e Berishës në protestë 31 Tetor 2026, 14:3314:33Aktualitet

