Lajme Zone
Tensione në Lindjen e Mesme, Houthi-t sulmojnë dy anije arabe! Pasdaranët dorë ‘të hekurt’ në Hormuz: Anija amerikane në flakë, dy u tërhoqën
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tensione në Lindjen e Mesme, Houthi-t sulmojnë dy anije arabe! Pasdaranët dorë ‘të hekurt’ në Hormuz: Anija amerikane në flakë, dy u tërhoqën

Një anije cisternë nafte që po lundronte në Detin e Kuq u godit me dronë. Sulmi, i pari pas disa muajsh, ndodhi rreth njëqind kilometra në jug të Al-Shuqaiq, jo larg Jemenit. Përgjegjësinë për sulmin e morën Houthit, të cilët të martën njoftuan se synojnë të pengojnë kalimin e anijeve saudite përmes ngushticës Bab el-Mandeb. Sipas milicëve pro-iranianë, dy cisterna, Layla dhe Encelia, u sulmuan me

Një anije cisternë nafte që po lundronte në Detin e Kuq u godit me dronë. Sulmi, i pari pas disa muajsh, ndodhi rreth njëqind kilometra në jug të Al-Shuqaiq, jo larg Jemenit. Përgjegjësinë për sulmin e morën Houthit, të cilët të martën njoftuan se synojnë të pengojnë kalimin e anijeve saudite përmes ngushticës Bab el-Mandeb. Sipas milicëve pro-iranianë, dy cisterna, Layla dhe Encelia, u sulmuan me raketa dhe dronë, por vetëm e dyta rezulton të jetë dëmtuar. Ekuipazhi po përpiqet të vërë nën kontroll zjarrin. Dje çmimi i një fuçie nafte arriti në 95 dollarë, duke shënuar një rritje prej 5% brenda 24 orëve, por ekziston frika se ky sulm mund ta rrisë edhe më tej çmimin e naftës. Deri tani, Deti i Kuq ka garantuar një rrugë të sigurt për eksportin e naftës bruto saudite, duke shmangur kalimin përmes Ngushticës së Hormuzit, por kërcënimi nga Jemeni rrezikon të dëmtojë trafikun detar edhe në këtë zonë. LEXO edhe...Akuzat për trafik droge, kalon për gjykim çështja e ish-presidentit Maduro! Seanca e parë më 1 qershor 2027 "Tre cisterna nafte të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara u përpoqën të kalonin përgjatë rrugës detare të minuar në jug të Ngushticës së Hormuzit. Pasi njëra prej cisternave, pas një shpërthimi, u përfshi nga flakët, dy të tjerat u kthyen menjëherë dhe u tërhoqën”, njoftuan Pasdaranët. "As edhe një pikë nafte nuk do të kalojë", raportojnë mediat iraniane. Irani ka sulmuar edhe tri baza ushtarake amerikane në Kuvajt. Kundërsulmet e SHBA-ve kanë qenë sërish ndaj infrastrukturës së Iranit në depot e raketave, mbikëqyrjen bregdetare dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Ndërkohë Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara ka miratuar një projektligj për buxhetin e mbrojtjes me vlerë 1.150 miliardë dollarë, i cili zhbllokon fondet për luftën në Iran. Tani projektligji kalon në Senat, ku e ardhmja e tij mbetet e pasigurt. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al Ngushtica e Hormuzit iran SHBA Houthi lindje e mesme lufta në Iran Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 63.8% I gabuar 28.1% Nuk e di 8.1% Vota total: 4588 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?