Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Tensione në Kosovë pas dënimit të liderëve të UÇK-së, qytetarët sulmojnë me gurë e shishe uji zyrat e EULEX-it dhe Qeverisë! Në Hagë përplasen me policinë, hipin mbi makina (VIDEO+FOTO)


Pas dënimit të 4-ish krerëve të UÇK, qytetarë të zhgënjyer u përplasën me policinë në Hagë. Tensione u shënuan edhe në Prishtinë ku qytetarë në shenjë proteste marshuan në rrugët e kryeqytetit. Ata hodhën gurë drejt ndërtesës së Qeverisë dhe asaj të EULEX-it

Pas shpalljes së dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, qytetarë shqiptarë në Prishtinë dhe në Hagë, janë shprehur të zhgënjyer për vendimin e Dhomave të Specializuara. Vendimin e dhënë në Hagë e cilësuan si të padrejtë, ndërsa të rritur e fëmijë mbajtën 1 minutë heshtje dhe shpërthyen në lot. Të revoltuar në shenjë proteste qytetarët nisën marshimin me thirrje për UÇK dhe kundër vendimeve që u dhanë nga Gjykata Speciale. Protestuesit u mblodhën përpara selisë së EULEX-it në Prishtinë. Përpara godinës u vendosën në kordon forca të shumta të Policisë së Kosovës, por kjo nuk i ndaloi të hidhnin gurë e shishe drejt ndërtesës. LEXO EDHE:'UÇK-ja nuk ishte në gjyq' Franca dhe Gjermania reagojnë pas vendimit të Hagës: Aktgjykimi nuk shfajëson krimet e regjimit jugosllav Edhe në Hagë, mbështetës të ish-krerëve të UÇK-së u mbledhën pranë institucioneve të drejtësisë, ku shprehën kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit. Disa qytetarë shqiptarë hipën mbi makinat e policisë. Për shpërndarjen e tyre policia hodhi ujë, ndërsa arrestoi edhe disa mbështetës të ish-krerëve të UÇK-së. Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë shpallën sot aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Të katërt u shpallën fajtorë për një sërë krimesh lufte dhe janë dënuar me gjithsej 81 vite burgim. Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 vite burgim.Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite burgim, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim. Për Rexhep Selimin, trupi gjykues përcaktoi dënime të veçanta prej 6 vitesh për ndalim të paligjshëm, 2 vitesh për trajtim mizor, 8 vitesh për torturë dhe 11 vitesh për vrasje të paligjshme. Në fund, dënimi i njësuar u përcaktua në 13 vite burgim, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim. Jakup Krasniqi u dënua me 15 vite për ndalim të paligjshëm, 4 vite për trajtim mizor, 20 vite për torturë dhe 23 vite për vrasje të paligjshme. Dënimi i njësuar për të është 25 vite burgim, ku llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Sa i përket Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, trupi gjykues i shpalli fajtorë për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme. Thaçi u dënua me 25 vite, ndërsa Veseli me 18 vite burgim. Aktgjykimi i shpallur sot është i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë. Share Share Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 16:18 'Marre, marre', pas EULEX-it, protestuesit godasin me gurë edhe godinën e Qeverisë së Kosovës! Thyhen xhamat e godinës Pas largimit nga protesta para bazës së EULEX-it, një grup protestuesish u mblodh para godinës së Qeverisë së Kosovës, ku hodhën gurë në drejtim të objektit.Si pasojë u thyen disa xhama të godinës, ndërsa në vendngjarje dëgjoheshin thirrjet "Marre, marre". Pamjet tregojnë momentin kur gurët godasin ndërtesën e Qeverisë, ndërsa protestuesit shprehin zemërimin pas vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 16:00 'O Hashim ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke', pas tensioneve tek EULEX-i protestuesit mblidhen në qendër të Prishtinës Pas largimit nga baza e EULEX-it, protestuesit janë zhvendosur në qendër të Prishtinës, ku kanë vazhduar tubimin pas vendimit të Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e UÇK-së.Në shesh dëgjohen thirrjet "O Hashim ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke", ndërsa dhjetëra qytetarë janë mbledhur me flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së për të shprehur revoltën e tyre ndaj aktgjykimit të Hagës. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 15:12 Protesta pas vendimit të Hagës, thyhen xhamat e bazës së EULEX-it, bllokohet rruga Prishtinë–Fushë Kosovë Situata mbetet e tensionuar pranë bazës së EULEX-it në Fushë Kosovë, ku është rritur numri i protestuesve të mbledhur pas vendimit të Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e UÇK-së.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, protestuesit kanë hedhur gurë dhe mjete të forta në drejtim të objektit, duke thyer disa xhama dhe dëmtuar rrethojën e jashtme. Në zonë vijojnë të jenë të pranishme forca të shumta policie, ndërsa makina të shumta kanë bllokuar rrugën Prishtinë–Fushë Kosovë që të con drejt bazës. Mediat në Kosovë raportojnë se zyrat e EULEX janë bosh dhe stafi është urdhëruar të punojë nga shtëpia. Pas grumbullimit pranë bazës së EULEX protestuesit kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë protestën në shesh të Prishtinës. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 15:01 Ambasada e Kosovës apel shqiptarëve në Hagë: Mos bini pre e provokimeve, respektoni Holandën Pas tensioneve që pasuan vendimin e Dhomave të Specializuara, Ambasada e Kosovës në Hagë u ka bërë thirrje qytetarëve që ndodhen atje të ruajnë qetësinë dhe të shmangin çdo provokim.Në reagimin e saj, Ambasada u kërkon protestuesve të respektojnë kushtet e lejes së protestës dhe ligjet e Holandës, duke theksuar se "dhuna nuk lejohet" dhe se përgjegjësia e të gjithëve është të ruajnë paqen dhe dinjitetin.Njoftimi i plotë:Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë ka ndjekur me shqetësim të lartë verdiktin e dhënë sot nga Dhomat e Specializuara të Kosovës lidhur me rastin e liderëve të UÇK-së, z. Hashim Thaçi, z. Kadri Veseli, z. Jakup Krasniqi dhe z. Rexhep Selimi.Ky vendim ka shkaktuar, me të drejtë, zhgënjim të thellë në mbarë Kosovën dhe përbën një lajm thellësisht zhgënjyes për të gjithë ne. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të drejtë, vetëmbrojtëse dhe të domosdoshme. Këtë fakt nuk e ndryshon askush, asnjëherë.Besojmë se aktgjykimi përfundimtar në shkallën e apelit do ta ndryshojë këtë interpretim dhe këtë aktgjykim. Në këto momente, shprehim solidaritetin tonë me familjet e z. Hashim Thaçi, z. Kadri Veseli, z. Jakup Krasniqi dhe z. Rexhep Selimi.Në të njëjtën kohë, Ambasada e Republikës së Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në Hagë të ruajnë qetësinë dhe maturinë, të mos bien pre e provokimeve, të respektojnë rregullat dhe kushtet mbi të cilat është dhënë leja për protestën nga Komuna e Hagës, si dhe të respektojnë shtetin mik, Mbretërinë e Holandës.Dhuna nuk lejohet. Paqja, dinjiteti dhe respektimi i ligjit janë përgjegjësi e të gjithëve. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 14:48 Tensione pas vendimit të Hagës, protestuesit sulmojnë me gurë bazën e EULEX-it në Prishtinë! Thyhen xhamat e godinës (VIDEO) Zemërimi pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë është zhvendosur në rrugët e Prishtinës. Një grup protestuesish ka rrethuar bazën e EULEX-it, duke e qëlluar me gurë dhe duke thyer disa xhama të godinës.Pamjet që vijnë nga gazetari i Report TV tregojnë situatën pranë bazës, ndërsa protestuesit shprehin revoltën e tyre pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së me gjithsej 81 vite burg. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 14:24 Pritën gjithë natën para Speciales, shqiptarët në Hagë shpërthejnë në lot pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së! Reuters sjell FOTOT Natën e kaluan para Dhomave të Specializuara në Hagë, ndërsa pas shpalljes së vendimit nuk i mbajtën dot lotët. Reuters ka publikuar fotografi të shqiptarëve të mbledhur jashtë gjykatës, të cilët kishin pritur gjatë gjithë natës në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 14:18 Prishtina shpërthen në lot pas verdiktit të Hagës, qytetarët nuk e fshehin dhimbjen pas dënimit të komandantëve të UÇK-së (FOTOT) Teksa fshijnë lotët me flamujt e UÇK-së, të rinj e të reja, burra e gra, nuk arrijnë ta fshehin tronditjen në sheshin e Prishtinës. Shumë prej tyre shpërthyen në lot pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, që dënoi me gjithsej 81 vite burg katër ish-krerët e UÇK-së. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 13:57 Njerëz në lot dhe zemërim pas vendimit të Hagës, tension pranë zyrave të EULEX në Prishtinë Situata mbetet e nderë pranë zyrave të EULEX në Prishtinë ku ka shumë forca policie dhe protestues të pakënaqur me vendimin e Hagës që dha 81 vjet burg në total për ish krerët e UÇK-së. Mes tyre ka njerëz në lot që shprehin zemërim për vendimin e Hagës. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 13:53 Tensione në Hagë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK, policia holandeze arreston mbështetësit Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 25 vjet burgim Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, ndërsa Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.Pas shpalljes së vendimit janë shënuar edhe tensione jashtë gjykatës.Qytetarë të mbledhur në Hagë kanë goditur një automjet të policisë, ndërsa situata ka vijuar me tensione.Gjithashtu policia holandeze ka arrestuar mbështetës së krerëve të UÇK-së. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 13:24 Tensione para zyrave të EULEX në Prishtinë, hidhen shishe e gurë në shenjë proteste kundër vendimit të Hagës (VIDEO) Para zyrave të EULEX në Prishtinë janë mbledhur shumë qytetarë të cilët në duar mbajnë flamuj të UÇK. Ata kanë hedhur shishe dhe gurë në drejtim të Policisë së Kosovës që ka blinduar selinë e EULEX. Në vijim priten të vijnë edhe të tjerë. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 13:09 Dënimi për ish-krerët e UÇK, forcat e policisë 'blindojnë' zyrat e EULEX në Prishtinë (VIDEO) Forcat e policisë kanë rrethuar zyrat e EULEX në Prishtinë. Disa qytetarë të zhgënjyer u nisën nga sheshi "Skënderbeu" drejt selisë së EULEX pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim, Kadri Veseli 18 vjet burgim, Jakup Krasniqi 25 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 12:31 Tensione në Hagë, policia hedh ujë për t’i shpërndarë qytetarët! Hipin sipër makinave (VIDEO) Policia në Hagë ka hedhur ujë ndaj qytetarëve që t’i largojë nga ambientet e Gjykatës Speciale.Sipas videove në rrjetet sociale, madje disa qytetarë shihen se kanë hipur mbi vetura e policisë duke ie goditur ato.Situata përfi pasi policia hodhi ujë për shpërndarjen e qytetarëve. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 12:01 Haga dënon me 81 vite burg në total 4 ish-krerët e UÇK, qytetarët në Prishtinë mbajnë një minutë heshtje Një minutë heshtje kanë mbajtur qytetarët në Prishtinë pasi 4 ish-krerët e UÇK u dënuan me 81 vite burg në total.Të zhgënjyer ata mbajtën një minutë heshtje dhe më pas vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 11:38 Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së qytetarët në Prishtinë në lot (VIDEO) Pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së shumë qyetarë janë parë me lot në sy në Prishtinë. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 10:05 Prizreni në pritje të vendimit të Hagës, qyteti ‘vishet’ me flamujt e UÇK-së (VIDEO) Dhomat e Specializuara në Hagë kanë nisur shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.Në Prizren, ashtu si edhe në qytete të tjera të Kosovës, qindra njerëz janë janë në pritje të vendimit.Qyteti historik është mbuluar me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qytetarë të shumtë po ndjekin zhvillimet nga afër ne sheshin kryesor "Shadervan" ndërsa flamuri i UÇK-së është vendosur edhe në të gjitha xhamitë e qytetit. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 09:51 ‘Kosova po pret’/ Qytetarë mbushin Prishtinën në mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së (PAMJET ME DRON) Qindra qytetarë me flamuj kombëtar dhe me flamujt e UÇK kanë mbushur sheshin në Prishtinë për të ndjekur live gjyqin në Hagë.Nga pamjet me dron që sjell Report Tv shihen edhe banderola gjigante të ish-krerërve të UÇK-së dhe ‘Kosova po pret’. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: rexhep selimi Jakup Krasniqi kadri veseli hashim thaci Gjyqi ndaj UCK ne Hage kosove Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.8% Të gabuar 88.2% Nuk e di 5% Vota total: 918 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?