Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Tensione dhe përplasje fizike në protestën te Zogu i Zi! Shoqërohen 10 aktivistë, tubimi transferohet te komisariati nr.1 (VIDEO)


Tensione në protestën që u mbajt mëngjesin e sotëm në disa pika të Tiranës, nga sheshi Skënderbej, rruga e Durrësit, deri te Zogu i Zi, ku protestuesit bllokuan rrugën. Mësohet se pas përplasjes me policinë, kjo e fundit ka shoqëruar 10 persona.

Tensione në protestën që u mbajt mëngjesin e sotëm në disa pika të Tiranës, nga sheshi Skënderbej, rruga e Durrësit, deri te Zogu i Zi, ku protestuesit bllokuan rrugën. Mësohet se pas përplasjes me policinë, kjo e fundit ka shoqëruar 10 persona. Bëhet fjalë për shtetasit; Visuar Dalipi; Marjo Reka; Asllan Dogjani; Krenar Kurti; Ermelind Kuka; Artan Daçi; Besnard Kaini; Arnold Çupani; Ilir Muzhaqi dhe Endri Neziraj. Po ashtu raportohet se të shoqëruarit janë dërguar në komisariatin nr.1. Pas këtij episodi, aktivistët e kanë transferuar protestën e tyre para Komisariatit nr. 1 ku edhe po qëndrojnë aktualisht. Ata bëjnë thirrje për lirimin e protestuesve, ndërsa akuzojnë policinë për dhunë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta