Jannik Sinner, numri një në botën e tenisit nuk do të marrë pjesë në Cincinnati Masters 1000 (SHBA). Italiani është tërhequr nga turneu për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë, duke zgjedhur të mos rrezikojë përpara US Open. Lajmi është konfirmuar nga organizatorët e Cincinnati Open, të cilët i kanë uruar rikuperim kampionit të edicionit të vitit 2024. “Ai është tërhequr për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë. Paç fat, kampion i vitit 2024, mezi presim të të shohim sërish vitin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e turneut. LEXO EDHE:Sinner, gjuri dhe dilema e Cincinnatit! Pse Jannik po vlerëson mundësinë për të mos marrë pjesë në Mastersin në Ohio Dhimbja në gjurin e djathtë dyshohet se është shkaktuar nga mbingarkesa fizike. Gjendja e Sinner është përmirësuar falë seancave të fizioterapisë, por stafi i tij ka preferuar të mos marrë asnjë rrezik përpara objektivit madhor të sezonit, US Open. Tenisti italian ka qenë nën kujdesin e stafit mjekësor gjatë ditëve të fundit. Edhe dje ai iu nënshtrua trajtimeve në J Medical, në kuadër të planit të përgatitur nga mjeku Gianluca Melegati, i cili e kishte vizituar më herët në Milano. Sinner kishte qëndruar në Torino, në hotelin e Juventusit në zonën e Continassas, për të shmangur udhëtimet e shpeshta nga Monte Carlo dhe për t'i dhënë më shumë kohë rikuperimit. Fillimisht ishte planifikuar që ai të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në turneun e Cincinnati, por shqetësimi në gju ndryshoi planet e tij. Vendimi për të mos luajtur në Cincinnati vjen me synimin për të qenë në 100% të formës për US Open, turneun e fundit Grand Slam të sezonit. Sinner do të synojë rikthimin në fushë në US Open, që zhvillohet nga 30 gushti deri më 13 shtator. Pas triumfit të tij në Cincinnati në vitin 2024, italiani do ta shohë këtë periudhë si një mundësi për të rikuperuar plotësisht dhe për të qenë gati për sfidën e madhe. Tërheqja nga Cincinnati është një goditje për turneun, por për Sinner prioriteti është i qartë, të shmangë çdo përkeqësim të dëmtimit dhe të mbërrijë në US Open në gjendjen më të mirë të mundshme. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Cincinnati Open Jannik Sinner Tenis Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 46.3% Jo 46.4% I/e dyzuar 7.4% Vota total: 854 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

