Lajme Zone
Tenderat e hekurudhës dhe KESH, dy vartësit e Belinda Ballukut paraqiten në SPAK
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Tenderat e hekurudhës dhe KESH, dy vartësit e Belinda Ballukut paraqiten në SPAK

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho është paraqitur këtë të enjte sërish në SPAK.

Drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ergys Verdho është paraqitur këtë të enjte sërish në SPAK. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se po ashtu, këtë të enjte në dyer e SPAK është paraqitur edhe Viola Haxhiademi, drejtore e KESH-it.

Kjo e fundit më parë ka mbajtur postin e sekretares së përgjithshme të ish-zëvendëskryeministres dhe njëherësh ish-ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Një ditë më parë, në ambientet e SPAK u thirrën edhe dy vartësit e tjerë të Ballukut, Gentian Gjyli (ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar – ARRSH) dhe Erald Elezi (ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare – KESH). Top Channel