Lajme Zone
Temperatura deri në 37°C/ Vijon i nxehti në Shqipëri edhe këtë të enjte, por me reshje në disa zona
Të tjeraSyri
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Temperatura deri në 37°C/ Vijon i nxehti në Shqipëri edhe këtë të enjte, por me reshje në disa zona

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon për ditën e enjte, se vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon për ditën e enjte, se vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Pjesa më e madhe e territorit do të mbizotërohet nga mot i kthjellët, ndërsa herë pas here do të ketë vranësira të pakta deri mesatare, më të theksuara në zonat lindore dhe juglindore, kryesisht gjatë mesditës.Lexo edhe:Horoskopi 20 gusht/ Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat Temperaturat minimale dhe maksimale priten: Berat: 22–37°C

Fier: 24–36°C

Elbasan: 23–37°C

Korçë: 17–34°C

Gjirokastër: 18–37°C

Vlorë: 24–34°C

Sarandë: 24–35°C

Tiranë: 24–36°C

Durrës: 24–35°C

Shkodër: 23–36°C

Kukës: 18–36°C

Peshkopi: 16–36°C

Lezhë: 22–35°C

B. Curri: 18–35°C Era do të fryjë nga juglindja, jugperëndimi dhe jugu, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në bregdet, veçanërisht në atë jugperëndimor, si dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet deri në 15 m/s. Në det pritet valëzim i forcës 1-3 ballë.