Konkursi ndërkombëtar i arkitekturës bashkoi krijimtarinë e të rinjve me mesazhin për një të ardhme më të gjelbër. Një mbetje e flakur tutje mund të jetë pikënisja e një ideje të re. Në edicionin e pestë të “Riciklo Kreativ”, ky pohim mori formën e skulpturave për ambiente të jashtme, të punuara nga studentët e arkitekturës dhe të cilat u ekspozuan në TEG. Më date 8 Tetor, konkursi ndërkombëtar kurorëzoi fituesit gjatë ceremoninë përmbyllëse në TEG, duke vënë në vëmendje krijimtarinë e studentëve dhe mundësitë që ofron riciklimi.Lexo edhe:Surpriza në dashuri dhe mundësi të reja për disa shenja, kush do të ketë fat sot? Edicioni i pestë viti i “Riciklo Kreativ”, u organizua nga Fakulteti I Arkitekturës dhe Urbanistikës me mbështetjen e MANE Foundation dhe në bashkëpunim me TEG, kishte në qendër temën “Skulptura Outdoor”. Pjesëmarrësit nga Shqipëria, rajoni dhe më gjerë u ftuan të ndërtonin vepra nga materiale të ricikluara, duke ndërthurur shprehjen artistike me mbrojtjen e mjedisit. Projektet e përzgjedhura u realizuan si makete dhe u prezantuan përpara publikut në TEG, duke i dhënë studentëve mundësinë ta ndiqnin një rrugëtim nga konceptimi i veprës e deri në realizimin dhe ekspozimin e saj. Për vizitorët, skulpturat ofruan një këndvështrim të ri mbi materialet e përdorura dhe vlerën që ato mund të marrin përmes dizajnit të qendruseshëm. Duke i dhënë këtyre punimeve një hapësirë ekspozimi, TEG shpreh sërish mbështetjen për të rinjtë dhe talentet, ndërsa i afron vizitorët me iniciativa që nxisin përgjegjësinë mjedisore. “Riciklo Kreativ” e shndërroi qendrën në një hapësirë ku idetë e studentëve takojnë publikun dhe ku një vizitë bëhet edhe një mundësi për të zbuluar, për të reflektuar dhe për të parë ndryshe atë që zakonisht hedhim. Mesazhi i ekspozitës lidhet drejtpërdrejt me qasjen e gjelbër që TEG zbaton në përditshmëri. Kujdesi për burimet natyrore reflektohet në investimin prej afro 1,9 milionë eurosh në energji të pastër, me panele diellore që prodhojnë rreth 2,9 milionë kWh në vit. Në ambientet e qendrës, 95% e ndriçimit është LED, ndërsa një sistem inteligjent optimizon ndriçimin dhe klimën, krahas shfrytëzimit të dritës dhe ventilimit natyral. Angazhimi shtrihet edhe te lëvizshmëria elektrike, me 10 karikues që mundësojnë mbi 6.000 seanca karikimi në vit. Mbështetja e “Riciklo Kreativ” i jep kësaj qasjeje edhe një dimension edukues: përmes veprave të ekspozuara, kujdesi për mjedisin bëhet një mesazh i prekshëm, që fton publikun të shohë mundësi të reja tek ajo që zakonisht hedh. Përmes bashkëpunimit me FAU dhe MANE Foundation, TEG vijon të mbështesë nisma që u japin hapësirë talenteve të reja dhe i sjellin praktikat e qëndrueshme më pranë komunitetit.

