Lajme Zone
Angelina Jolie shet vilën historike për 25 milionë dollarë, aktorja përgatitet të largohet nga Los Angeles-i
KulturëGazeta Tema

Angelina Jolie shet vilën historike për 25 milionë dollarë, aktorja përgatitet të largohet nga Los Angeles-i

Angelina Jolie ka shitur vilën e saj luksoze në Los Angeles për 24.75 milionë dollarë, rreth 22 milionë euro, duke hedhur një tjetër hap drejt largimit nga qyteti ku ka jetuar për vite me radhë.

Angelina Jolie ka shitur vilën e saj luksoze në Los Angeles për 24.75 milionë dollarë, rreth 22 milionë euro, duke hedhur një tjetër hap drejt largimit nga qyteti ku ka jetuar për vite me radhë.

Aktorja e bleu pronën në lagjen prestigjioze Los Feliz në vitin 2017, pas ndarjes nga Brad Pitt, për 24.5 milionë dollarë. Shtëpia shërbeu si rezidenca e saj kryesore, ku jetoi me gjashtë fëmijët, ndërsa tashmë ajo po përgatitet të kalojë më shumë kohë jashtë Los Angeles-it.

Prona u nxor në shitje në maj për afro 29.85 milionë dollarë, por u shit për një shumë më të ulët. Sipas mediave amerikane, identiteti i blerësit nuk është bërë publik, pasi marrëveshja përfshin ruajtjen e konfidencialitetit.

Fillimisht u raportua se vila ishte blerë nga Madonna, por agjenti imobiliar i Jolie-s i hodhi poshtë këto pretendime, duke konfirmuar se këngëtarja nuk është blerësja e pronës.

Rezidenca ka një histori të veçantë në Hollywood. E ndërtuar në vitin 1913, ajo i përkiste dikur regjisorit legjendar Cecil B. DeMille dhe lidhet gjithashtu me aktorin e madh Charlie Chaplin.

Kompleksi shtrihet në një sipërfaqe prej rreth dy hektarësh dhe përfshin gjashtë dhoma gjumi, dhjetë banjo, një shtëpi për mysafirë, pishinë, palestër, çajtore dhe bodrum vere, ndërsa ofron pamje nga kodrat e Hollywood-it.

Jolie kishte deklaruar më herët se dëshironte të largohej nga Los Angeles-i sapo fëmijët e saj të bëheshin madhorë. Tashmë, me të gjashtë fëmijët të rritur, aktorja planifikon të udhëtojë më shumë, të vizitojë familjarët dhe t’i kushtojë kohë angazhimeve të saj humanitare, veçanërisht në Kamboxhia, vend me të cilin ka lidhje të forta personale.

Shitja e vilës nuk do të thotë domosdoshmërisht se Angelina Jolie po i jep fund karrierës në Hollywood, por shënon një ndryshim të rëndësishëm në jetën e saj jashtë ekranit.

Burimi: People