Dua Lipa mund të nisë një kapitull të ri në Itali, duke u zhvendosur nga Londra në Milano në fillim të vitit 2027. Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, këngëtarja ka nisur procedurat për transferimin e rezidencës së saj, një lëvizje që mund të lidhet edhe me përfitimet fiskale që ofron Italia. Sipas raportimit, Dua Lipa është tërhequr gjithnjë e më shumë nga Milano, ku së fundmi ka kaluar kohë dhe ka ndarë fotografi në rrjetet sociale. “Milan… such a cool place”, shkroi ajo, duke shprehur entuziazmin për qytetin italian. LEXO edhe...Blendi Gonxhja nderohet në Senatin Italian me çmimin 'Luani i Artë për Merita' Megjithatë, përveç modës, artit dhe stilit të jetesës, një faktor që mund të ndikojë në këtë zgjedhje është edhe sistemi fiskal italian. Vendi ofron një regjim të posaçëm për personat me të ardhura të larta që transferojnë rezidencën nga jashtë, duke u mundësuar, nëse plotësojnë kushtet, të paguajnë një taksë fikse vjetore prej 300 mijë eurosh për të ardhurat me burim jashtë Italisë. Corriere della Sera shkruan se procedurat e mundshme të këngëtares mund të përfjnë në fillim të vitit të ardhshëm. Gazeta thekson gjithashtu se përfaqësuesja e saj për shtyp nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Interesi i Dua Lipës për Italinë nuk është i ri. Milano është kthyer në një destinacion të preferuar për personazhe të njohur ndërkombëtarë, mes tyre edhe supermodelja Naomi Campbell, ndërsa qyteti tërheq gjithnjë e më shumë njerëz me të ardhura të larta. Sipas të dhënave të cituara nga gazeta italiane, në fund të vitit 2025 rreth 2.500 persona përfitonin nga regjimi fiskal për rezidentët e rinj në Itali. Ndërkohë, kompania britanike e lidhur me aktivitetin e këngëtares, Radical Ltd, raportoi të ardhura prej 23.3 milionë paundësh gjatë vitit 2024, sipas të njëjtit raportim. Deri tani, Dua Lipa nuk e ka konfirmuar publikisht zhvendosjen. Nëse plani realizohet, Milano mund të bëhet baza e saj e re në Europë, duke i dhënë këngëtares mundësinë të kombinojë jetën personale me përfitimet që ofron qyteti./Corriere P.J/ReportTv.al dua lipa itali milano Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59% Jo 34.6% Nuk e di 6.3% Vota total: 6862 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

