Lajme Zone
Përplasjet gjatë derbit Partizani-Tirana/ Nisin hetimet për 3 persona, shpallet në kërkim një 19-vjeçar
SportReport TV

Përplasjet gjatë derbit Partizani-Tirana/ Nisin hetimet për 3 persona, shpallet në kërkim një 19-vjeçar

Pas derbit Partizani-Tirana, i cili u shoqërua me përplasje mes tifozerive të të dy ekipeve, nisën hetimet për 3 persona dhe u shpall në kërkim një 19-vjeçar.

Derbi Partizani-Tirana i zhvilluar ditën e djeshme në stadiumin 'Air Albania' është shoqëruar me incidente e tensione mes dy tifozerive dhe u desh ndërhyrja e Policisë për të mbajtur situatën nën kontroll. Tre persona janë proceduar penalisht dhe një 19-vjeçar është shpallur në kërkim pas ndeshjes. Policia sqaron se një 25-vjeçar është proceduar penalisht pasi është konfliktuar me një 19-vjeçar pranë stadiumit, para fillimit të ndeshjes. LEXO edhe...Disfata në derbi, Bratu 'bën gati valixhet' te Partizani! Fitorja në debutim te Vllaznia, trajneri Laszlo: Bënin punë vetëm 3 pikët Gjithashtu, janë proceduar penalisht edhe dy të mitur, të cilëve gjatë kontrollit fizik iu gjetën kapsolla dhe flakadanë, të cilat u sekuestruan. Nga ana tjetër, Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 19-vjeçar, i cili dyshohet se ka hedhur një kapsollë në fushën e lojës gjatë zhvillimit të ndeshjes. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore. R.Xh/ReportTv.al futboll partizani tirana derbi derbi partizani-Tirana Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 58.9% Jo 34.7% Nuk e di 6.4% Vota total: 6963 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?