Rebelët Huthi të Jemenit kanë sulmuar dje aeroportin ndërkombëtar “King Khalid” në Riad, ku të vrarë mbetën 12 persona. Sindi Mullaj një shqiptare që jeton në Riad, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Report Tv ka treguar se tani situata në vend paraqitet më e qetë, pavarësisht se vendi është në gatishmëri. LEXO edhe...Sulmi me 13 viktima dhe 300 të plagosur në Riad, publikohet videoja e shpërthimit në terminalin e aeroportit! Tavani rrënohet, kaos e panik mes pasagjerëve “Gjendja paraqitet e qetë tani. Sipas autoriteteve saudite situata është përshkallëzuar ditët e fundit në aeroporte. Unë jam 20 minuta larg nga aeroportit. Aeroporti ndëkombëtar në Riad është goditur disa herë. Mbëmjen e djeshme është goditur një tjetër aeroport. Udhëtimet janë anuluar të gjitha", thotë ajo. Mullaj me profesion mësuese thotë se pas sulmeve mësimi po zhvillohet online, për arsye sigurie për nxënësit. “Shkollat i kemi bërë online, për çështje sigurie për fëmijët, ndërsa punët e tjera vijojnë normalisht. Deri tani nuk ka ndonjë alarm. Kam 10 vite këtu, kemi një komunitët shqiptarësh, kemi komunikim me njëri-tjetrin”, thotë Mullaj. Sa i përket për ndonjë bashkëkombas që dëshiron të kthehet në Shqipëri, Mullaj shprehet se për më shumë detaje për të tilla udhëtime, është konsullata. “Është konsullata për të marrë më shumë informacione. Unë ndihem shumë e sigurt në këtë vend, pavarësisht se ka tensione. Vendi ka qenë gjithmonë në gatishmëri”, përfn ajo. Xh.K/ReportTv.al Sindi Mullaj Riad Sot Live në Shqipëri Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59% Jo 34.6% Nuk e di 6.4% Vota total: 7045 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

