Gjykata e Korçës ka dënuar me 7.4 vjet burg Stiljan Pashon, ish-zv.drejtor i kufirit në qarkun e Korçës. Pasho u akuzua për trafikim të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim. Gjykata së pari e dënoi me 11 vjet burg Stiljan Pashon por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje të dënimit. Gjatë procesit gjyqsor Pasho nuk ka pranuar akuzat. LEXO edhe...Vrasja e Egli Progës/ Kërkuan gjykim të shkurtuar, Gjykata e Korçës rrëzon kërkesën e Denis Meçes dhe Leonidha Guçes (VIDEO) Rasti i ish-shefit të Kufirit në Korçë bëri bujë në media, pasi ai favorizoi hapur Lorenco Likën që të transportonte 26 kg kanabis drejt Greqisë. Pasho jo vetëm që nuk lejoi punonjësit e tjerë të policisë që të ushtronin kontroll ndaj makinës së mbushur me kanabis, por që të sigurohej për kalimin e drogës hipi në të njëjtën makinë me trafikantin derisa e kaloi në territorin grek. Më pas, vetë Pasho u kthye në territorin shqiptar në këmbë. Nëse kanabisi do të hidhej në treg do kapte vlerën 75.000 - 117.000 euro. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Lorenco Lika Stiljan Pasho Korce kanabis gjykata e korces Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.1% Jo 34.5% Nuk e di 6.4% Vota total: 7116 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?

